Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Turisti per Caso”: Shqipëria mes së shkuarës dhe së ardhmes

09:22 - Qershor 6, 2026

Anthropic paralajmëron se Inteligjenca Artificiale rrezikon të dalë jashtë kontrollit

09:18 - Qershor 6, 2026

Transparenca e pagave: Cilat vende të BE-së janë gati për rregullat e reja?

09:16 - Qershor 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

07:12 - Qershor 6, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në një kohë kur bizneset shqiptare po përballen me rritje të kostove, mungesë fuqie punëtore dhe pasiguri të forta ekonomike të diktuara nga zhvillimet gjeopolitike globale, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka më pak fonde në dispozicion për të mbeshtetur ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Thirrja e re për vitin 2026, e hapur nga AIDA në kuadër të fondit “Për zhvillimin e ndërmarrjeve”, vjen me një fokus të ngushtuar krahasuar me paketën e vitit 2025. Edhe pse në strategji flitet për konkurrueshmëri, standardizim dhe inovacion, në praktikë është hequr një nga mekanizmat më të rëndësishëm për bizneset: financimi i investimeve kapitale.

Një vit më parë, ndërmarrjet kishin mundësi të aplikonin jo vetëm për shpenzime korrente, por edhe për blerje makinerish, pajisjesh prodhuese dhe projekte artizanati. Skema e vitit 2025 mbështeste drejtpërdrejt zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, modernizimin e linjave të punës dhe investimet fizike në biznes. Në vitin 2026 kjo pjesë është zhdukur plotësisht.

Screenshot

Në vend të financimit për makineri apo pajisje, bizneset tashmë mund të aplikojnë kryesisht për certifikime, trajnime, marketing dhe platforma digjitale. Pra, mbështetja është zhvendosur nga investimet konkrete prodhuese drejt shërbimeve mbështetëse.

Ky ndryshim vjen në një moment delikat për ekonominë shqiptare. Luftërat dhe tensionet gjeopolitike në tregjet ndërkombëtare kanë rritur kostot e furnizimit, çmimet e energjisë, transportit dhe lëndëve të para. Paralelisht, bizneset në Shqipëri po përballen me rritje pagash për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe emigracionit të lartë. Për shumë sipërmarrje të vogla, kostot operative janë rritur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit, duke ngushtuar fitimet dhe mundësinë për investime të reja.

Screenshot

Gjjthashtu ka një reduktim të fondit total në dispozicion nga 131.8 milionë lekë në 100 milionë lekë. Dhe kjo ndodh në një moment kur 99.9% e sipërmarrjeve në vend janë biznese tq vogla dhe të mesme dhe ndërkohë qe fondi i granteve për start-upet mbetet i konsiderueshëm, 300 milionë lekë.

Në një vit të vështirë dhe plot situata të paparashikuara, biznesi priste rrotje të mbështetjes dhe jo reduktim të fondeve dhe skenave. Heqja e financimit kapital shihet si një sinjal i qartë se shteti po tërhiqet nga mbështetja konkrete për prodhimin dhe zgjerimin fizik të ndërmarrjeve.

Për ekofin.al, kryetari i shqatës së ProEksport Albania, Edvin Prençe u shpreh: “Shoqata ProEksport Albania, në kërkesat zyrtare të adresuara në muajin mars 2026 pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, kishte kërkuar pikërisht shtim të fondeve dhe një fokus më të madh mbështetës për sektorin tonë prodhues dhe eksportues. Pavarësisht dëshirës së mirë dhe pozicionimit pozitiv që kemi konstatuar nga AIDA në komunikimet me biznesin, fatkeqësisht po shohim që orientimi i politikave mbështetëse po shkon në kahun e gabuar”.

Në aspektin praktik, një biznes i vogël prodhues që në vitin 2025 mund të përfitonte financim për makineri të reja apo pajisje teknologjike, në vitin 2026 duhet të mjaftohet me certifikime, trajnime apo materiale promovuese. Për shumë sipërmarrës, kjo nuk zgjidh problemin kryesor: mungesën e kapitalit për të rritur prodhimin dhe për të mbetur konkurrues në treg.

Në realitet, eksportet dhe konkurrueshmëria nuk rriten vetëm me marketing apo standardizim, por mbi të gjitha me investime në prodhim, teknologji dhe kapacitete industriale.

Pikërisht për rëndësinë e promovimit Prençe shprehet: “Certifikimet, marketingu dhe digjitalizimi janë elementë të rëndësishëm, por ato nuk mund të zëvendësojnë investimet fizike që rrisin produktivitetin dhe konkurrueshmërinë reale të biznesit shqiptar. Shqipëria nuk mund të ndërtojë një ekonomi eksportuese vetëm me promovim, ajo ka nevojë për fabrika më moderne, pajisje më efikase dhe mbështetje konkrete për sipërmarrjen prodhuese.”

Një tjetër element kritik është heqja e mbështetjes së dedikuar për artizanatin. Në një kohë kur turizmi po promovohet si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare dhe produktet artizanale konsiderohen pjesë e identitetit ekonomik lokal, mungesa e një skeme specifike për këtë sektor krijon një boshllëk të dukshëm në politikën e mbështetjes.

Në thelb, politika e re e AIDA-s për vitin 2026 reflekton një ndryshim filozofie: më pak mbështetje për investime fizike dhe më shumë fokus tek “transformimi i butë” i biznesit përmes digjitalizimit dhe standardizimit. Por pyetja që shtrohet është nëse ndërmarrjet shqiptare janë realisht në fazën ku problemi kryesor është marketingu apo certifikimi, kur shumë prej tyre ende luftojnë me kostot bazë të prodhimit dhe mbijetesës në treg.

Në një ekonomi të doninuar nga bizneset mikro dhe të vogla, ulja e mbështetjes për investime kapitale rrezikon të krijojë një hendek edhe më të madh mes bizneseve të strukturuara dhe sipërmarrjeve të vogla familjare që kanë nevojë për financim konkret për të mbijetuar. Dhe në kushtet aktuale të pasigurive globale, kjo mund të jetë pikërisht ajo që bizneset shqiptare kishin më pak nevojë. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
aida biznesi fondet grantet Kostove krizave Start-upet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tkurrja e bluzave të bardha, 1,522 mjekë përballuan 7.38 milionë vizita në 2025

07:02 - Qershor 6, 2026

Avokati i Popullit: Qytetarët përballen me mbifaturime dhe ndërprerje të pajustifikuara të energjisë e ujit

07:00 - Qershor 6, 2026

Salillari shpallet fitues për autostradën Milot–Balldren me gjatësi 17 km

15:34 - Qershor 5, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

gazetar_107:12 - Qershor 6, 20260

Në një kohë kur bizneset shqiptare po përballen me rritje të kostove, mungesë fuqie punëtore…

Tkurrja e bluzave të bardha, 1,522 mjekë përballuan 7.38 milionë vizita në 2025

07:02 - Qershor 6, 2026

Avokati i Popullit: Qytetarët përballen me mbifaturime dhe ndërprerje të pajustifikuara të energjisë e ujit

07:00 - Qershor 6, 2026

Salillari shpallet fitues për autostradën Milot–Balldren me gjatësi 17 km

15:34 - Qershor 5, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

07:12 - Qershor 6, 2026

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

07:02 - Qershor 6, 2026

Tkurrja e bluzave të bardha, 1,522 mjekë përballuan 7.38 milionë vizita në 2025

07:00 - Qershor 6, 2026

Avokati i Popullit: Qytetarët përballen me mbifaturime dhe ndërprerje të pajustifikuara të energjisë e ujit

“Turisti per Caso”: Shqipëria mes së shkuarës dhe së ardhmes

09:22 - Qershor 6, 2026

Anthropic paralajmëron se Inteligjenca Artificiale rrezikon të dalë jashtë kontrollit

09:18 - Qershor 6, 2026

Transparenca e pagave: Cilat vende të BE-së janë gati për rregullat e reja?

09:16 - Qershor 6, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter