Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Operatorët e BE-së do të ofrojnë shërbime pa seli në Shqipëri, zbardhet ligji i ri

16:20 - Maj 18, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ligji i ri “Për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë” është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, duke hapur rrugën për hyrjen në fuqi të një reforme të gjerë që synon liberalizimin e tregut të shërbimeve dhe afrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian.

Ligji nr. 42, datë 23.04.2026 synon të krijojë një treg më të hapur dhe më konkurrues për shërbimet, duke garantuar lirinë e operatorëve ekonomikë për të ushtruar aktivitetin e tyre në Shqipëri dhe në mënyrë ndërkufitare.

Dispozitat ligjore ndalojnë kriteret diskriminuese ndaj ofruesve të shërbimeve, qoftë në bazë të shtetësisë apo vendndodhjes së selisë së tyre. Ligji ndalon gjithashtu kufizimet që pengojnë ofrimin ndërkufitar të shërbimeve, si autorizimet e dyfishta, testet ekonomike apo kërkesat për regjistrim paraprak në Shqipëri.

Risia kryesore e ligjit lidhet me garantimin e ofrimit të përkohshëm të shërbimeve nga operatorë të vendeve të Bashkimit Evropian pa qenë të detyruar të krijojnë seli fizike në Shqipëri. Kufizimet ndaj këtyre shërbimeve do të lejohen vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe për arsye të interesit publik, si siguria, rendi apo shëndeti publik.

Ligji parashikon gjithashtu lehtësim të procedurave administrative për bizneset përmes “Pikës së Vetme të Kontaktit”, e cila do të funksionojë në portalin e-Albania. Përmes saj, subjektet do të mund të kryejnë online procedurat që lidhen me nisjen dhe ushtrimin e aktivitetit në sektorin e shërbimeve.

Nga ana tjetër, ligji synon forcimin e transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorit. Ofruesit e shërbimeve do të duhet të publikojnë informacion të qartë mbi identitetin, kushtet e shërbimit, çmimet dhe garancitë profesionale.

Ligji parashikon gjithashtu mekanizma për zgjidhjen jashtëgjyqësore të mosmarrëveshjeve dhe bashkëpunim administrativ me vendet e Bashkimit Evropian përmes Sistemit të Informacionit të Tregut të Brendshëm (IMI), i cili mundëson shkëmbimin e informacionit për operatorët dhe mbikëqyrjen e tyre.

Shërbimet që përjashtohen

Ligji i ri përcakton edhe një listë të gjerë sektorësh dhe aktivitetesh që përjashtohen nga zbatimi i tij, duke sqaruar se këto fusha vijojnë të rregullohen nga legjislacionet specifike sektoriale.

Ndër përjashtimet kryesore përfshihen shërbimet me interes të përgjithshëm ekonomik, si shërbimet postare, energjia elektrike, gazi natyror, furnizimi me ujë të pijshëm, trajtimi i ujërave të ndotura dhe trajtimi i mbetjeve.

Po ashtu, jashtë fushës së zbatimit mbeten çështjet që lidhen me transferimin e përkohshëm të punonjësve në kuadër të ofrimit të shërbimeve ndërkufitare, mbrojtjen e të dhënave personale, shërbimet e avokatëve, ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të detyrimeve, si dhe njohjen e kualifikimeve profesionale për profesionet e rregulluara.

Ligji nuk do të zbatohet as për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore, formalitetet administrative për lëvizjen dhe qëndrimin e shtetasve të Bashkimit Evropian dhe familjarëve të tyre, si dhe për kërkesat për viza apo leje qëndrimi për shtetasit e vendeve të treta.

Në listën e përjashtimeve përfshihen gjithashtu transportimi i mbetjeve, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale, veprimet që kërkojnë përfshirjen e noterit, auditimi ligjor i pasqyrave financiare, regjistrimi i mjeteve rrugore të marra me qira në një shtet tjetër anëtar, si dhe dispozitat për detyrimet kontraktore dhe jashtëkontraktore sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare private.

Ligji përcakton se këto përjashtime duhet të interpretohen ngushtë dhe nuk sjellin automatikisht përjashtimin e gjithë kuadrit ligjor kombëtar për veprimtaritë përkatëse. Sipas dispozitave, çdo kufizim i vendosur në fushat e përjashtuara duhet të jetë i justifikuar, proporcional dhe në përputhje me të drejtën e Bashkimit Evropian. Ligji hyn në fuqi pas 15 ditësh nga botimi në Fletoren Zyrtare./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
e huaj ofrimi operatoret ekonomike shërbimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

gazetar_206:03 - Korrik 27, 20260

Tirana dhe Durrësi gjeneruan së bashku mbi gjysmën e mbetjeve urbane të raportuara në Shqipëri…

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:03 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:01 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:00 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter