Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

“Turisti per Caso”: Shqipëria mes së shkuarës dhe së ardhmes

09:22 - Qershor 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Balluku: Në dhjetor hapen procedurat për “Korridorin Blu”

13:52 - Nëntor 16, 2021 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se në muajin dhjetor do të rihapet procedura për të gjitha lotet e Korridorit Blu që përshkon gjithë territorin e vendit nga Murriqani deri në Kakavijë.

Gjatë debatit në Kuvend mbi projektbuxhetin për vitin 2022, ministrja Balluku tha se tashmë janë krijuar sërish kushtet për të hapur edhe një herë garën për këtë projekt që njihet ndryshe edhe si korridori rrugor Adriatiko-Jonian që nis në Kroaci dhe përfundon në Greqi.

“Ne do të vijojmë edhe me Korridorin Blu. Kur ne e hapëm n♪7 kohën e pandemisë, ju e anatemuat. Do të hapim procedurën në dhjetor të gjithë lotet e Korridorit Blu”, tha Balluku.

Ministrja po ashtu tha se qeveria ka vijuar investimet në infrastrukturë për përmbylljen e të gjitha projekteve në proces, përfshirë edhe ato të para 2013-ës.

“Kemi vijuar me investimet në rrugë, edhe në projektet që nisët ju, madje i përmirësuam ato, u rregulluam gropat e tmerrshme të studimeve gjeologjike, i çliruam nga supervizorët e kapur apo dhe nga faturat e fryra. Ju e dini se cila ka qenë kosto kur i keni sjellë si projekte, me sa i keni nisur dhe me sa i keni përfunduar. Kosto për ndërtimin e tunelit të Thirrës u rrit me 118 %. E njëjta vlen edhe sa i përket bajpasit të Fierit. Sot është një nga rrugët me cilësinë më të lartë. Po punohet në bajpasin e Vlorës. Ato që ju vetëm i ëndërronit duke nisur nga HEC-i i Skavicës, ato që ju i mbanit në sirtar që nga koha e komunizmit dhe ju nuk ju dolën 25 vite që të realizoni, ne po I realizojmë duke nisur nga tuneli i Llogorasë. Është koha që të pranoni se po punohet edhe në aeroporte, pavarësisht se i quani 3 D. Shikoni aeroportin e Kukësit, ashtu do të jetë edhe ai i Vlorës”, iu drejtua ministrja opozitës.

Reagimi i ministres erdhi pas fjalës së deputetit të PD-së Lefter Gështenja, i cili u shpreh se kjo qeveri propagandon, por nuk ka asnjë objekt të projektuar apo të përfunduar në rrugë, qoftë edhe nga ato të lëna në proces nga qeveria e djathtë.

Ekofin Media
Ekofin Media
belinda balluku korridori blu
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

07:12 - Qershor 6, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

gazetar_113:08 - Qershor 6, 20260

Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër ulje të çmimeve të karburanteve në tregun vendas,…

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

07:12 - Qershor 6, 2026

Tkurrja e bluzave të bardha, 1,522 mjekë përballuan 7.38 milionë vizita në 2025

07:02 - Qershor 6, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:08 - Qershor 6, 2026

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

12:17 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

07:12 - Qershor 6, 2026

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

“Turisti per Caso”: Shqipëria mes së shkuarës dhe së ardhmes

09:22 - Qershor 6, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter