Banka Intesa Sanpaolo Albania ka prezantuar për klientë dhe bashkëpunëtorë që operojnë në fushën e agro-turizmit, përpunimit ushqimor, tregtisë dhe bujqësisë, Masterin Universitar Ndërkombëtar të Nivelit të parë me temë “Inovacioni i Hapur dhe Sipërmarrja Rinore në Sektorin e Gjelbër të Mesdheut”.
Ky program Masteri, I lançuar në fillim të muajit qershor, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, synon të zhvillojë, përmes një procesi bashkëpunimi, një qendër inovacioni për të mbështetur startup-et dhe kompanitë që operojnë në sektorin e gjelbër në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit.
Eventi u përshëndet nga z. Alessandro D’Oria, DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania, znj. Erinda Lika, Zv. Rektore e Universitetit Bujqësor të Tiranës, z. Damiano Petruzzella, Administrator teknik i CIHEAM Bari, znj. Gerta Bilali, Drejtuese e Confindustria Albania dhe z. Alessandro Grillo, Drejtues i Divizionit të Korporatave dhe SME në Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Masteri Ndërkombëtar në “Inovacionin e hapur dhe sipërmarrjen rinore në sektorin e gjelbër të mesdheut” është hapi i parë i krijuar për të trajnuar menaxherët e ardhshëm të inovacionit për t’u bërë promotorët kryesorë të qasjeve dhe metodologjive të reja konceptuale në ndërtimin e ekosistemeve novatore (institucione publike, organizata mbështetëse biznesi dhe entitete private).
Intesa Sanpaolo Bank Albania do të jetë i vetmi partner privat në këtë bashkëpunim duke ofruar një kontribut financiar të rëndësishëm për të mundësuar pjesëmarrjen e studentëve në vitin akademik 2024-2025. Gjithashtu, pjesë e stafit akademik të programit master do të jenë edhe dy menaxherë të Intesa Sanpaolo Bank Albania,
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e grupit Intesa Sanpaolo, ka prioritet investimin në aftësitë e të rinjve për të udhëhequr procesin e ndërtimit të ekosistemeve të inovacionit dhe për të mbështetur një tranzicion më të gjelbër dhe më konkurrues të bizneseve lokale.
Marrëdhënie me Publikun
