Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rreth 95% e depozitave në banka të mbuluara nga skema e sigurimit në 2025

12:43 - Prill 2, 2026 English
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në fund të vitit 2025, depozitat e sigurueshme në sistemin bankar arritën në 1,742 miliardë lekë, duke përbërë 94.9% të totalit të depozitave dhe duke shënuar një rritje vjetore prej 9.5% ose 151.8 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin 2024.

Sipas raportit vjetor të vitit 2025 të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, struktura e tyre dominohet nga depozitat në lekë me 47.7% dhe në euro me 47.1%, ndërsa dollari zë vetëm 3.7%.

Depozitat në lekë u rritën gradualisht gjatë vitit, duke arritur në 831.6 miliardë lekë në dhjetor, ndërsa ato në valutë përbëjnë 52.3% të totalit, me një vlerë prej rreth 910 miliardë lekësh. Luhatjet mujore kanë qenë të moderuara, me rritje më të fortë në janar për depozitat në lekë dhe në gusht për ato në valutë.

Peshën kryesore e mbajnë depozitat e individëve, të cilat arritën në 1,387.4 miliardë lekë ose 79.6% të totalit, me një rritje vjetore prej 8.8%. Brenda tyre, depozitat në lekë kontribuan më shumë në rritje, ndërsa depozitat në euro arritën në 631.9 miliardë lekë. Ndërkohë, depozitat në USD shënuan rritje të fortë në monedhën origjinale me 19%.

Të dhënat tregojnë se shumica e depozituesve mbeten të mbrojtur nga skema e sigurimit: 92.8% e individëve kanë depozita deri në nivelin e mbulimit prej 2.5 milionë lekësh. Në total, numri i depozituesve të siguruar arriti në rreth 2.9 milionë, ndërsa depozitat mbi këtë nivel u rritën ndjeshëm, duke kontribuar në zgjerimin e përgjithshëm të kursimeve në sistem./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
bankat depozitat individët sigurimit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

gazetar_218:29 - Qershor 4, 20260

22 milionë lekë për mirëmbajtje, 32 kënde lojërash jashtë standardeve dhe mijëra fëmijë që ndajnë…

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:29 - Qershor 4, 2026

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

17:24 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter