13 578 gjoba. Është kjo shifra e masave administrative të vendosura nga Policia Rrugore në Tiranë, teksa janë arrestuar dhe proceduar 13 persona.
Rreth 60% e totalit, 7.169 gjoba janë vendosur vetëm për parkim të gabuar me një mesatare ditore 1,939.
Pas parkimit të gabuar, shifra e dytë më e lartë e gjobave është për shpejtësi mbi normat e lejuara, konkretisht 1.447 masa administrative dhe 1.147 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Sipas njoftimit, policia ka ndaluar 13 persona mes tyre të arrestuar dhe proceduar. Gjithashtu 13 automjete janë bllokuar përfshirë 4 me targa të huaja.
