Bizneset që si objekt aktiviteti kanë të përfshirë një nga fushat e veprimtarisë që kërkon leje apo licencë, duhet të aplikojnë përmes portalit e-Albania. Në kuadër të reformës së digjitalizimit të shërbimeve, QKB njofton subjektet se tashmë me një procedurë të thjeshtë subjektet që kërkojnë pajisjen me leje, licencë apo autorizim, aplikojnë në portalin e-Albania në seksionin: “Aplikim për licencë të re në Qendrën Kombëtare të Biznesit”.
Lista përmban 88 lloje licencash, për të cilat mund të aplikojnë subjektet.
Ky detyrim është për 88 aktivitete, nga ato të sigurimit; prodhim, përpunimit dhe shpërndarjes, shërbimeve laboratorike; Kabinete mjekësore; Shërbime stomatologjike; Qendër mjekësore; Shërbime të tjera shëndetësore e kurative ; Shërbime spitalore; Shërbime spitalore ditore ; Farmaci ose Agjenci Farmaceutike; Tregtimi me shumicë i barnave për njerëz dhe kafshë; Prodhimi me shumicë i barnave ; Shërbime ndërhyrëse higjieno-sanitare; Prodhimi i pajisjeve mjekësore; Tregtimi i pajisjeve mjekësore; Veprimtari të tjera profesionale lidhur me ndikimin në mjedis; veprimtari të transportit rrugor, hekurudhor, ajror; veprimtari në fushën e arsimit parashkollor, fillor, të ulët, të mesëm, profesional, parauniversitar; shërbime të përkujdesit komunitar; Shërbime të përkujdesit rezidencial ; Ndërmjetësim në tregun e punës; Formim profesional ; Agjenci udhëtimi; Operator turistik.
