Nuk duket se ka shumë lëvizje në tregun e këmbimit valutor as këtë të mërkurë. Valutat kryesore paraqiten me luhatje minimale kundrejt Lekut, ndërkohë që as kursi i këmbimit të Euros nuk ka lëvizur.
Dollari amerikan është blerë sot me 92.2 lekë dhe është shitur me 93.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane është blerë sot me 99.8 lekë dhe është shitur me 100.6 lekë pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga dita e djeshme.
Franga ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës duke u blerë sot me 102.6 lekë dhe duke u shitur me 103.5 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik blihet sot me 117.8 lekë dhe është shitur me 118.8 lekë.
