Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Falja automatike e gjobave, Tatimet njoftojnë se sot përfituan 10,593 tatimpagues për shumën 2.1 milionë euro

17:58 - Qershor 20, 2026

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, akuzon SHBA-në dhe Izraelin për shkelje të armëpushimit

16:57 - Qershor 20, 2026

Estonia krijon “kode ID” për inteligjencën artificiale për të rregulluar agjentët autonomë

13:21 - Qershor 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

KLSH: IKMT “e mbytur” me borxhe, rreth 1.1 miliardë lekë detyrime nga proceset gjyqësore deri në 2024

04:10 - Mars 17, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka gjetur një nivel të lartë detyrimesh dhe mangësi në administrimin e fondeve publike nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, të lidhura kryesisht me proceset gjyqësore të humbura dhe mënyrën e ekzekutimit të vendimeve të gjykatave gjatë periudhës 2020–2024.

Sipas raportit të auditimit, në këtë periudhë janë likuiduar në total mbi 554 milionë lekë për detyrime që burojnë nga procese gjyqësore, ndërsa deri më 31 dhjetor 2024 totali i detyrimeve të mbetura për këto procese arrin në afro 1.1 miliardë lekë.

Nga kjo shumë, 1,026,254,890 lekë përfaqësojnë detyrime për vendime gjyqësore të formës së prerë, 46,722,762 lekë janë taksa përmbarimore dhe 18,288,702 lekë janë shpenzime gjyqësore, të cilat kanë rënduar drejtpërdrejt buxhetin e institucionit. Auditimi ka konstatuar se mënyra e shlyerjes së këtyre detyrimeve nuk ka qenë në përputhje me parimin e pagesës sipas metodës FIFO, ndërsa për shkak të vlerave të larta është aplikuar shpesh edhe pagesa me këste.

Vetëm për vitin 2024, detyrimet e papaguara arrijnë në 536 milionë lekë. Kjo shumë përfshin nëntë vendime gjyqësore për dëmshpërblim nga prishja e objekteve në vlerën 530,828,294 lekë dhe dy vendime për dëmshpërblim të shpenzimeve të telefonisë celulare në shumën 6,013,005 lekë. Sipas auditimit, niveli më i lartë i detyrimeve është regjistruar në vitin 2022.

Edhe pse gjatë vitit 2024 detyrimet e prapambetura janë ulur me 14,693 mijë lekë krahasuar me një vit më parë, raporti evidenton se gjatë të njëjtit vit janë krijuar detyrime të reja në shumën 24,639 mijë lekë. Në raport me shpenzimet totale të institucionit për vitin 2024, të cilat kanë qenë 722 milionë lekë, detyrimet e palikuiduara prej 536 milionë lekësh përbëjnë rreth 74.2% të tyre, sipas aktrakordimeve me Degën e Thesarit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se pagesat e kryera për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe për detyrimet përmbarimore tregojnë një menaxhim joefektiv të fondeve buxhetore. Nga verifikimi i urdhërshpenzimeve rezulton se ekzekutimi i vendimeve gjyqësore është kryer me vonesa nga data e vendimit deri në momentin e urdhërpagesave, ndërsa në disa raste nuk janë bashkëngjitur faturat e përmbaruesve.

Këto praktika, sipas raportit, bien ndesh me disa akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë menaxhimin financiar të institucioneve publike, përfshirë udhëzimet e Ministrisë së Financave për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit, ligjin për menaxhimin financiar dhe kontrollin, ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor dhe udhëzimet për raportimin e pasqyrave financiare të njësive të qeverisjes së përgjithshme.

Për të shmangur kostot shtesë për buxhetin, auditimi rekomandon që Drejtoria Juridike e institucionit të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e proceseve gjyqësore dhe të sigurojë njoftimin në kohë të sektorit të financës për vendimet e formës së prerë, me qëllim planifikimin e fondeve dhe evitimin e penaliteteve nga vonesat.

Njëkohësisht, Drejtoria e Financës rekomandohet të hartojë një plan shlyerjeje për detyrimet e prapambetura, në mënyrë që të përmirësohet menaxhimi i fondeve publike dhe të reduktohet pesha financiare që këto detyrime krijojnë mbi buxhetin e institucionit./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
aktrakordimet Dega e Thesarit gjoba gjyqësore IKMT permbarimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Falja automatike e gjobave, Tatimet njoftojnë se sot përfituan 10,593 tatimpagues për shumën 2.1 milionë euro

17:58 - Qershor 20, 2026

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

08:55 - Qershor 20, 2026

13 kërkesa për mbrojtje të prokurorëve në 2025, vetëm një u refuzua

07:43 - Qershor 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Falja automatike e gjobave, Tatimet njoftojnë se sot përfituan 10,593 tatimpagues për shumën 2.1 milionë euro

gazetar_217:58 - Qershor 20, 20260

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se po vijon procesi i faljes automatike të detyrimeve…

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

08:55 - Qershor 20, 2026

13 kërkesa për mbrojtje të prokurorëve në 2025, vetëm një u refuzua

07:43 - Qershor 20, 2026

Indeksi i Altax, mirëqënia është rritur në dekadën e fundit, por janë thelluar pabarazitë

07:10 - Qershor 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:58 - Qershor 20, 2026

Falja automatike e gjobave, Tatimet njoftojnë se sot përfituan 10,593 tatimpagues për shumën 2.1 milionë euro

08:55 - Qershor 20, 2026

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

07:43 - Qershor 20, 2026

13 kërkesa për mbrojtje të prokurorëve në 2025, vetëm një u refuzua

Falja automatike e gjobave, Tatimet njoftojnë se sot përfituan 10,593 tatimpagues për shumën 2.1 milionë euro

17:58 - Qershor 20, 2026

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, akuzon SHBA-në dhe Izraelin për shkelje të armëpushimit

16:57 - Qershor 20, 2026

Estonia krijon “kode ID” për inteligjencën artificiale për të rregulluar agjentët autonomë

13:21 - Qershor 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter