Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Falja e taksave dhe tarifave vendore, nga detyrimet mbi ndërtesën, truallin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike

12:42 - Shkurt 17, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ligji për faljen e detyrimeve i cili ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti, çliron bizneset nga taksat, tarifat vendore dhe gjobat e papaguara.

Por kush përfiton nga ky ligj? Sipas ligjit, të gjitha subjektet e regjistruara në regjistrin aktiv, pasiv ose të çregjistruar për detyrime tatimore ndaj administratës tatimore vendore, do të jenë përfituese.

Konkretisht, referuar nenit 6 të ligjit,  për taksat/tarifat vendore të papaguara që u përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019 falet 50% e taksës apo tarifës vendore, nëse pjesa e mbetur 50% paguhet e gjitha njëherësh brenda datës 30.6.2026.

Po ashtu, falet 25% e taksës/tarifës vendore nëse pjesa e mbetur 75% e taksës/tarifës paguhet brenda datës 31.12.2026.

Por në të dyja rastet, pra nëse një biznes paguan 50-75 % të detyrimit kryesor, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

Në rastin kur është paguar principali dhe tatimpaguesi ka detyrime të papaguara vetëm gjoba dhe kamatëvonesa në llogarinë e tij,  të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat falen.

Për periudhën tatimore 2020-2024 falen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat, nëse detyrimet vendore paguhen brenda vitit 2026. Ndërsa ccdo detyrim përpara vitit 2014 fshihet automatikisht.

Nga ky ligj nuk përfitojnë subjektet që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetimi penal për vepra në fushën tatimore ose doganore.

Por cilat janë detyrimet vendore që bëjnë pjesë në ligjin e faljes? Ndër taksat dhe tarifat kryesore janë taksa mbi ndërtesën ; taksa mbi truallin; taksa mbi tokën bujqësore; Taksa e fjetjes në hotel; taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore; Taksa e tabelës ; Tarifa e pastrimit; Tarifa për shfrytëzimin e hapësirës publike, etj

Sipas ligjit, brenda datës 31 Janar 2027 organet përkatëse publikojnë në faqen zyrtare web të institucionit, listën e plotë të 3 mijë tatimpaguesve/subjekteve që kanë rezultuar me fshirjen/shuarjen më të madhe të detyrimeve. Në çdo rast, në listë të përfshihen të gjithë subjektet, të cilave u është fshirë detyrimi jo më i vogël se 5 milionë lekë./Scantv

Ekofin Media
Ekofin Media
falja përfiton taksave tarifave vendore
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

gazetar_218:29 - Qershor 4, 20260

22 milionë lekë për mirëmbajtje, 32 kënde lojërash jashtë standardeve dhe mijëra fëmijë që ndajnë…

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:29 - Qershor 4, 2026

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

17:24 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter