Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Edukimi për sigurinë e të dhënave nis nga fëmijët, Zyra e Komisionerit fushatë edukuese për 28 Janarin

18:28 - Janar 28, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në kuadër të 28 Janarit – Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi një fushatë ndërgjegjësuese dhe edukative, e cila përfshiu shkolla të ndryshme të kryeqytetit dhe aktivitete publike. Qëllimi i saj ishte të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të rinjve, mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale dhe përdorimin e kujdesshëm të teknologjisë në mjedisin online.

Sipas njoftimit zyrtar, fushata u realizua në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e Tiranës përmes shpërndarjes së posterave informues në ambientet shkollore dhe klasat e nxënësve. Posterët përmbajnë këshilla praktike për përdorimin e sigurt të internetit, ruajtjen e të dhënave personale dhe mbrojtjen e informacionit individual. Në qendër të fushatës së këtij viti qëndron mesazhi: “Kujdesi për të dhënat personale është respekt për lirinë dhe dinjitetin e secilit prej nesh!”, i cili pasqyron angazhimin e institucionit për të forcuar besimin e qytetarëve në përpunimin e drejtë dhe të ligjshëm të të dhënave personale, në përputhje me parimet e ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Në të njëjtin kuadër, nxënës të Shkollës së Kuqe në Tiranë vizituan ambientet e Zyrës së Komisionerit për të mësuar mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe përdorimin e sigurt të teknologjisë. Me kuriozitet dhe kreativitet, fëmijët prezantuan punime të realizuara prej tyre, duke treguar mënyrën se si e kuptojnë rëndësinë e të dhënave personale dhe respektimin e të drejtave individuale në jetën e përditshme.

Vizita u përshëndet nga Komisioneri z. Besnik Dervishi, i cili theksoi se edukimi për mbrojtjen e të dhënave duhet të nisë që në moshë të hershme, si pjesë e ndërtimit të një kulture të përgjegjshme dhe ndërgjegjësimit qytetar. Më pas, Drejtoresha e Përgjithshme, znj. Pjerina Mema, mbajti një prezantim informues mbi mënyrat e mbrojtjes së të dhënave personale, duke sjellë shembuj praktikë dhe materiale ndërgjegjësuese nga vende të tjera mbi përdorimin e sigurt të internetit.

Në kuadër të kësaj dite, Zyra e Komisionerit zhvilloi gjithashtu një fushatë publike ndërgjegjësuese në bashkëpunim me ofrues të shërbimeve të komunikimit elektronik dhe bankat e nivelit të dytë përmes shpërndarjes së mesazheve sensibilizuese, njoftimeve informative në aplikacionet e tyre.

Në bashkëpunim me Radio Tiranën, dhe TOP Albania Radion, u transmetua mesazhi i Komisionerit, duke theksuar rëndësinë e respektimit të së drejtës së çdo qytetari për mbrojtjen e të dhënave personale. Fushata u shoqërua me publikimin e materialeve informuese dhe artikujve ndërgjegjësues në media, për të nxitur një qasje të përgjegjshme në përpunimin e të dhënave personale./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
besnik dervishi dita nderkombetare per mbrojtjen e te dhenave personale mbrojtja e te dhenave personale shkolla e kuqe
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

gazetar_217:24 - Qershor 4, 20260

Ndërsa kanë mbetur vetëm pak orë nga përfundimi i afatit për aplikimet në skemën e…

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:24 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

16:46 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter