Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

POS i detyrueshëm në sektorin e turizmit nga qershori, plan për uljen e kostove të biznesit

13:51 - Janar 23, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha sot se “është një plan masash, i cili angazhon disa institucione me qëllim të ngrihet infrastruktura e duhur që të përdoren sa më shumë pagesa elektronike, të reduktohen kostot e pagesave elektronike dhe t’i jepet një dritare tjetër formalizimit dhe rritjes së konkurrueshmërisë së ekonomisë”.

Në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me pagesat kesh, Ibrahimaj tha se “një nga masat e para që ne kemi ndërmarrë në kuadër të këtij plani është edhe që vendimi i cili u miratua me paktën fiskale të këtij viti që çdo tregtar që operon në Republikën e Shqipërisë të ketë detyrimin për të pasur të paktën një mjet të pagesave elektronike”.

Ibrahimaj u shpreh se “në epokën ku jetojmë mjetet për pagesat elektronike nuk janë me POS-et tradicionale që ne jemi mësuar të shikojmë në dyqane që duhet domosdoshmërisht të kalohet karta, por ka edhe softe që garantojnë pagesat elektronike. Oferta për sisteme të cilat garantojnë pagesat elektronike është e lartë”.

Gjithashtu, vijoi ministrja, duke pasur një ofertë të lartë edhe marzhi i çmimeve është i lartë, pasi mund të fillojë nga një produkt më bazik, i cili merret vetëm me pagesën deri tek një produkt më i komplikuar që mund të ndërlidhet me të gjithë sistemet që bizneset kanë dhe operojnë.

Për të garantuar që nuk do të ketë një nxitim në adoptimin e kësaj politike, Ibrahimaj bëri të ditur se “kemi vënë dy afate, i pari që është në qershor të këtij viti, i cili lidhet dhe bën të detyrueshëm përdorimin e POS në sektorë që lidhen me turizmin, këtë e kemi bërë të nxitur nga nevoja që turistët kanë për të paguar me mjete pagesash elektronike dhe në dyqane që mund të jenë të vogla dhe që ende nuk kanë këto mjete dhe gjithashtu për të gjithë administratën publike vlen afati deri në muajin qershor”.

Ndërkohë, shtoi Ibrahimaj, që pjesa tjetër e ekonomisë ka afat një vit me qëllim që të pajiset me këto mjete të pagesave elektronike.

“Që prej vitit të kaluar kemi filluar një projekt me master card, i cili pikërisht synonte këtë, që të mbështeste bizneset shqiptare me qëllim pajisjen me metoda elektronike të pagesave, është një projekt që është në vazhdim. Ndërkohë që jemi duke diskutuar dhe me Visa dhe me gjithë bankat që operojnë në vend vend me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit me kosto sa më të ulëta për tregtarët, pasi në fund të fundit gjithë qëllimi është që kostot të reduktohen, të përdoren pagesat elektronike dhe të nxitet përdorimi i tyre sa më parë”, nënvizoi Ibrahimaj.

Sipas saj, aktualisht kostot i mban biznesi.

“Ne synojmë që jo vetëm të ketë një kosto të reduktuar dhe të përdoren metoda inovative me qëllim që kostoja për investimin fillestar të jetë sa më e ulët dhe që kostot e transaksioneve të reduktohen dhe në planin e masave është parashikuar një nismë e Bankës së Shqipërisë, e cila do të ndryshojë kostot e transaksioneve me qëllim që për pjesën e pagesave me vlerë të vogël apo kesh të ketë një kosto më të ulët dhe të ketë një nxitje të tregtarëve me qëllim që të përdoren sa më shumë”, tha Ibrahimaj.

Ekofin Media
Ekofin Media
delina ibrahimaj detyrueshëm Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Pos turizmit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

gazetar_218:29 - Qershor 4, 20260

22 milionë lekë për mirëmbajtje, 32 kënde lojërash jashtë standardeve dhe mijëra fëmijë që ndajnë…

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:29 - Qershor 4, 2026

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

17:24 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter