Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ibrahimaj: Gjatë këtij viti, ligj të ri për produktet “Made in Albania”

13:01 - Janar 23, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat lidhur me ecurinë ekonomikë për vitin 2025. Ibrahimaj tha se të ardhurat buxhetore kanë ardhur në rritje, konkretisht në vitin 2025 të ardhurat janë rritur 6.3% me shumë së në vitin 2024.

Ndër të tjera shtoi se për 3 mujorin e tretë ka pasur një rritje të shkallës së punësimit, të pjesëmarrjes në forcat e punës, ndërsa papunësia ka mbetur në nivel stabël.

Sipas ministres, pagat në tre mujorin e tretë të 2025 janë rritur me 7.3% ndërsa pensionet me 8.4% në nivel të përgjithshëm. Lidhur me turizmin, Ibrahimaj tha se në vitin 2025 kanë ardhur në Shqipëri mbi 12 milionë turistë të huaj.

“Të ardhurat buxhetore kanë ardhur në rritje. Për 11 mujorin e vitit 2025, të ardhurat janë në nivelin 88 miliardë lekë ose 6.3% më shumë se vitin e kaluar. Ky nivel rritje vjen në një kuadër politik ku nuk ka pasur rritje të barrës fiskale. Pra rritja ekonomike është e pasyqruar në rritjen e aktivitetit të bizneseve.

Për 3 mujorin e tretë kemi pasur një rritje të shkallës së punësimit, të pjesëmarrjes në forcat e punës, ndërsa papunësia ka mbetur në nivel stabël. Numri i kontribuesve në skemën e kontributeve shoqërore është rritur me 2.95% në krahasim me vitin 2024.

Pagat në tre mujorin e tretë të 2025 janë rritur me 7.3%, pensionet me 8.4% në nivel të përgjithshëm.  Remitancat kanë vijuar në rritje. Tatimi mbi të Ardhurat Personale po ashtu ka ardhur në rritje.

Investimet për 9 mujorin e parë të 2025, u rritën me 4.2 %. Një normë rritëse e ngjashme reflektohet edhe në investimet e huaja direkte.

Pesha më e madhe e eksportit lidhet me shërbimet, kryesisht me turizmin. Numri i turistëve ka ardhur duke u rritur. Në vitin 2025 ishin mbi 12 milionë turistë të huaj në Shqipëri. Në total eksportet në ekonomi janë rritur me 6.6%”, tha Ibrahimaj ndër të tjera.

Delina Ibrahimaj, bëri me dije  se gjatë këtij viti pritet që të miratohet ligji për produktet “Made in Albania”. Ajo theksoi se ky ligj synon që të mbrojë produktet që prodhohen këtu, por edhe të garantojë nxitjen e eksportit të tyre.

“Një komponent që lidhet ngushtësisht me promovimin është ligji që ne do të miratojmë brenda vitit 2026, ligji për “Made in Albania” që synon të promovojë produktet vendase në vend dhe jashtë vendit. Por synon edhe ndërtimin e brand-it “Made in Albania” dhe procesin dhe procedura që lidhen me mbrojtjen e brand-it “Made in Albania”, tregtimin e brand-it “Made in Albania” që të garantojmë që produkti shqiptar të jetë i disponueshëm në gjithë vendin dhe të garantojmë nxitjen e eksporteve të produkteve “Made in Albania””, tha ministrja.

Ajo u shpreh se gjatë këtij viti do të operacionalizohet dhe do të forcohet komponenti i diplomacisë ekonomike, që do të synojë jo vetëm të forcojë lidhjet me tregjet ekzistuese, por të arrijë edhe tregje të reja, për diversifikimin e tyre.

Sipas ministres për të garantuar qëndrueshmërinë e normave të rritjes ekonomike, duhet përqendrim në tre sektorë të zhvillimit: rritja e investimeve, rritja e eksporteve dhe rritja e produktivitetit.

“Për të garantuar qëndrueshmërinë e normave të rritjes ekonomike duhet të përqendrohet në rritjen e investimeve, në rritjen e eksporteve, në rritjen e produktivitetit. Rreth këtyre komponentëve do të drejtohen politikat tona përgjatë gjithë këtij mandati katërvjeçar me qëllim që të garantojmë qëndrueshmërinë, të garantojmë një treg që nxit investimet dhe një treg përfiton maksimalisht nga tregu i përbashkët europian dhe gjithashtu një treg që është i drejtuar drejt atyre profesioneve që janë më produktive dhe sektorëve që kanë produktivitet më të lartë dhe kapacitet më të lartë për të mbajtur vlerë të shtuar në ekonominë shqiptare”, tha ministrja.

Ministrja u shpreh se përgjatë këtyre viteve ekonomia ka qenë e përqendruar në sektorin e shërbimeve, duke ndikuar pozitivisht në ekonomi. Ndërkohë në anën e shpenzimeve ekonomia ka qenë kryesisht e bazuar në konsumin e individëve dhe të familjarëve, i cili përbën rreth 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ekofin Media
Ekofin Media
delina ibrahimaj Ecuria ekonomike Ministrja e ekonomisë punesimit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

gazetar_217:24 - Qershor 4, 20260

Ndërsa kanë mbetur vetëm pak orë nga përfundimi i afatit për aplikimet në skemën e…

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:24 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

16:46 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter