Rritja e kredisë hipotekore për blerje prone, si nga qytetarët shqiptarë ashtu edhe nga shtetasit e huaj dhe emigrantët, ka qenë një nga tendencat më të dukshme të vitit 2025 në tregun financiar dhe atë të pasurive të paluajtshme. Kjo ecuri lidhet drejtpërdrejt me rritjen e kërkesës për prona rezidenciale dhe komerciale, si dhe me rolin gjithnjë e më të madh që po luajnë investimet e huaja direkte në këtë sektor. Të dhënat tregojnë se rreth 33% e investimeve të huaja direkte në Shqipëri lidhen me blerjen e pronave nga shtetas të huaj, duke e kthyer pasurinë e paluajtshme në një nga motorët kryesorë të flukseve të kapitalit drejt vendit.
Në këtë kontekst, kreditë hipotekore janë shndërruar në një instrument kyç për realizimin e këtyre investimeve, veçanërisht për emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit dhe për të huajt që synojnë të blejnë, ndërtojnë apo rinovojnë prona në Shqipëri. Oferta e Fibank Albania për kredi hipotekore për emigrantë dhe të huaj i vjen për shtat kësaj kërkese në rritje, duke kombinuar kushtet fleksibël të financimit, me norma interesi konkurruese dhe procedura të përshtatura për këtë kategori klientësh.
Kredia hipotekore e Fibank synon blerjen, ndërtimin apo rindërtimin e pronave të paluajtshme, si apartamente, vila, njësi shërbimi apo dyqane, me një maturitet që shkon deri në 30 vjet. Financimi mund të arrijë deri në 80% të vlerës së tregut të pronës së lënë kolateral në lekë dhe deri në 70% në euro, ndërsa në raste të veçanta kjo përqindje mund të jetë edhe më e lartë. Një element i rëndësishëm i kësaj oferte është fakti se sigurimi i jetës nuk është i detyrueshëm, duke ulur kostot shtesë për huamarrësit dhe duke e bërë kredinë më të aksesueshme.
Kredia ofrohet në Lekë ose Euro, me këste mujore të barabarta dhe me norma interesi preferenciale të lidhura me treguesit referencë.
Kolaterali për kredinë mund të jetë një pasuri e paluajtshme rezidenciale ose administrative dhe, në disa raste, mund të jetë i ndryshëm nga plani i investimit. Fondet përdoren në përputhje me planin e deklaruar, ndërsa shpenzimet shtesë përfshijnë kostot e noterizimit, tarifat shtetërore për bllokimin e kolateralit, si dhe vlerësimin e pronës.
Oferta parashikon gjithashtu fleksibilitet në shlyerjen e parakohshme të kredisë, me komision 2% nëse ka mbetur më shumë se një vit deri në maturim dhe 1% nëse ka mbetur më pak se një vit. Pas shlyerjes së pjesshme, huamarrësi mund të zgjedhë mes uljes së këstit mujor, shkurtimit të afatit të kredisë ose një kombinimi të të dyja opsioneve.
Kjo kredi është e disponueshme për shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, si dhe për të huaj që dëshirojnë të investojnë në prona brenda territorit të Shqipërisë. Dokumentacioni kërkon verifikimin e identitetit, të ardhurave, historikut të kredisë dhe të kolateralit, duke garantuar një proces të strukturuar dhe të sigurt për të dyja palët.
Interesi për pasuri të paluajtshme mbetet i lartë, ndërkohë që investimet e huaja po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Në këtë kuadër, kreditë hipotekore për emigrantë dhe të huaj përfaqësojnë një urë lidhëse mes kërkesës në rritje dhe financimit afatgjatë. Oferta e Fibank synon pikërisht këtë segment, duke u pozicionuar si një zgjidhje financiare për ata që duan ta shndërrojnë interesin për pronë në Shqipëri në një investim konkret dhe të qëndrueshëm

