OTP Bank Albania ofron për klientët individualë depozita me afat 18 dhe 24 muaj, me norma interesi që rriten në mënyrë progresive çdo gjashtë muaj. Produkti synon t’u japë kursimtarëve mundësinë të përfitojnë nga rritja graduale e interesit gjatë periudhës së depozitimit, duke ruajtur një strukturë të parashikueshme të kthimit nga kursimet.
Në një kohë kur administrimi i kursimeve dhe planifikimi financiar afatmesëm mbeten të rëndësishëm për individët dhe familjet, OTP Bank Albania sjell Depozitën me Interes të Përshkallëzuar, një produkt që kombinon afatin e përcaktuar të investimit me rritjen graduale të normës së interesit.
Ndryshe nga depozitat tradicionale me normë të pandryshueshme interesi gjatë gjithë periudhës, kjo depozitë parashikon norma të ndryshme për çdo interval gjashtëmujor, ku norma e aplikuar rritet në secilën etapë pasardhëse.
Si funksionon depozita me interes të përshkallëzuar?
Klientët mund të zgjedhin ndërmjet dy afateve të depozitimit, 18 ose 24 muaj.
Në të dyja rastet, periudha ndahet në intervale gjashtëmujore, gjatë të cilave aplikohet një normë interesi më e lartë se ajo e periudhës paraardhëse.
Interesi i përfituar transferohet në llogarinë e klientit çdo gjashtë muaj, duke mundësuar përfitimin periodik të të ardhurave nga depozita.
Kjo u jep depozituesve mundësinë të njohin që në momentin e hapjes së depozitës mënyrën e përllogaritjes së interesit dhe ndryshimin e normës përgjatë afatit të kontraktuar.
Depozita nga 50 mijë lekë ose 500 euro
Një tjetër karakteristikë e produktit është shuma minimale e kërkuar për hapjen e depozitës.
Sipas kushteve të prezantuara nga OTP Bank Albania, depozita mund të hapet me një shumë fillestare prej të paktën 50 mijë lekësh ose 500 eurosh.
Banka nuk përcakton një kufi maksimal për shumën që mund të depozitohet, duke u dhënë klientëve mundësinë të zgjedhin vlerën e kursimeve që dëshirojnë të vendosin në këtë produkt.
Procedura e hapjes së depozitës kërkon paraqitjen e një dokumenti identifikimi të vlefshëm, kartë identiteti ose pasaportë.
Një alternativë për planifikimin e kursimeve
Depozitat me interes të përshkallëzuar përfaqësojnë një alternativë për individët që synojnë të planifikojnë administrimin e kursimeve për një periudhë 18 ose 24-mujore.
Avantazhi kryesor i strukturës së ofruar është rritja e normës së interesit në etapa të përcaktuara paraprakisht, ndërsa pagesa gjashtëmujore e interesit mundëson përfitimin periodik të të ardhurave.
Me këtë produkt, OTP Bank Albania synon të zgjerojë alternativat e kursimit për klientët, duke ofruar një mekanizëm të parashikueshëm të rritjes së normës së interesit gjatë afatit të depozitimit.
