Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ushqimi i dhuruar nuk do të tatohet, mbështetje fiskale për supermarketet dhe restorantet

07:55 - Dhjetor 16, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Programi Kombëtar i Parandalimit të Mbetjeve vendos për herë të parë objektiva të qarta dhe të matshme për reduktimin e mbetjeve ushqimore në vend, duke synuar një ulje prej 30% deri në vitin 2035 krahasuar me vitin 2026. Fokus i veçantë i këtij programi janë familjet, shitja me pakicë, restorantet dhe shërbimet ushqimore, të cilat konsiderohen burime kryesore të humbjeve ushqimore.

Dhurimi i ushqimit si instrument kyç kundër mbetjeve

Dhurimi dhe rishpërndarja e ushqimit identifikohen si mekanizma thelbësorë për parandalimin e mbetjeve ushqimore, në linjë të plotë me Planin e Veprimit të Bashkimit Evropian. Qasja prioritare mbetet shmangia e prodhimit të tepërt përgjatë zinxhirit të furnizimit, por në rastet kur ushqimi është i sigurt dhe i përshtatshëm për konsum, ridrejtimi i tij drejt njerëzve në nevojë shihet si zgjidhja më e qëndrueshme. Kjo jo vetëm që mbështet shtresat vulnerabël, por kontribuon drejtpërdrejt në uljen e sasisë së ushqimit që përfundon në landfill.

Modelet evropiane dhe mungesa e kuadrit ligjor në Shqipëri

Në shumë vende evropiane, dhurimi i ushqimit mbështetet nga rregullore detyruese për supermarketet dhe sektorin e mikpritjes, nga lehtësime ligjore që ulin përgjegjësitë për bizneset, si dhe nga stimuj ekonomikë përmes përjashtimeve fiskale. Krahas tyre, janë ngritur mekanizma organizativë dhe janë forcuar kapacitetet përmes trajnimeve specifike për sektorin ushqimor.

Në Shqipëri, ndonëse Banka e Ushqimit është pjesë e Federatës Evropiane të Bankave të Ushqimit dhe ofron mundësi konkrete bashkëpunimi për bizneset, ende mungon një kuadër i posaçëm ligjor dhe rregullator që të nxisë në mënyrë sistematike dhurimin e ushqimit.

Ndryshime ligjore për të hequr barrierat fiskale

Një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të programit është Masa 28, e cila synon të korrigjojë paradoksin aktual fiskal. Sot, bizneset shpesh përballen me zgjedhjen mes hedhjes së ushqimit që i afrohet skadencës, pa paguar TVSH dhe tatim mbi të ardhurat, ose dhurimit të tij duke u ngarkuar me këto detyrime. Për pasojë, hedhja e ushqimit rezulton financiarisht më e leverdishme.

Programi parashikon ndryshime në ligjin për TVSH-në dhe tatimin mbi të ardhurat, duke përjashtuar dhurimet e ushqimit nga këto taksa, në përputhje me objektivat e reja të BE-së për reduktimin e mbetjeve ushqimore. Dhurimi i ushqimit në pikat sociale shihet si një element kyç për arritjen e objektivit të uljes 30% të mbetjeve në nivelin e shitjes me pakicë deri në vitin 2035.

Marrëveshje vullnetare me sektorin e kateringut

Përveç ndërhyrjeve ligjore, programi parashikon edhe marrëveshje vullnetare mes bashkive dhe shërbimeve të kateringut. Këto marrëveshje do të shërbejnë si një instrument tranzitor për adresimin e sfidave mjedisore, deri në hyrjen në fuqi të kërkesave ligjore të përhershme. Paralelisht, bashkitë do të promovojnë praktikat e mira përmes dhënies së eko-etiketave ose eko-çertifikatave për hotelet, restorantet dhe shërbimet e kateringut, duke i bërë ato më të dallueshme për qytetarët dhe duke nxitur konsumin e përgjegjshëm./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
dhurimi mbetjet reduktimi Restorantet ushqimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter