Me një fond limit total prej rreth 7.3 miliardë lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon hapjen e 4 tenderëve për kontrata punimesh dhe mirëmbajtje të rrugëve nacionale. Procedurat përfshijnë 4 rajonet e vendit, në bazë të të cilave bëhet menaxhimi i rrjetit rrugor.
Vlera më e lartë parashikohet për Rajonin Verior Shkodër, me një fond limit prej rreth 3 mld lekë, ndërsa pas tij vjen Rajoni Qendër Perëndim Tiranë, me rreth 1.6 mld lekë. Kontrata e tretë e mirëmbajtjes përfshin rajonin Jugor Gjirokastër me fond limit prej rreth 1.5 mld lekë, ndërsa i fundit është Rajoni Qendër Lindje Korçë, me rreth 1.2 mld lekë.
Hapja e këtyre tenderëve përkon me përfundimin e kontratave për shërbimin e mirëmbajtjes me performancë të rrugëve, të lidhura në vitin 2020. Rrjeti Rrugor Kombëtar përbëhet nga rreth 3600 km rrugë, teksa mirëmbajtja përfshin detyrat e mirëmbajtjes rutinë dhe ato periodike.
