Euroja u forcua në kursin e këmbimit me lekun, ndërsa dollari amerikan ka humbur terren, të enjten.
Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, sot një euro u këmbye me 100.52 lekë, duke fituar 0.03 pikë krahasuar me të mërkurën, ndërsa një dollar u këmbye me 93.02 lekë, duke humbur 0.44 pikë.
Paundi britanik u këmbye me 118.94 lekë, ose 0.22 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 103.91 lekë, ose 0.34 lekë më pak se ditën e mërkurë.
