Komisioni parlamentar i Ligjeve pritet të nisë të mërkurën e ardhshme shqyrtimin e nismës për rivlerësimin e pronave.
Nisma është propozuar në Kuvend nga deputetja e mazhorancës Blerina Gjylameti.
Kjo nismë ka synimin që t’u ofrojë qytetarëve mundësinë e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri me 31 qershor të vitit 2025.
Nëse ndryshimi ligjore do të marrë mbështetje, atëherë rivlerësimi do të bëhet kundrejt pagesës së 3% të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme.
Mundësinë e përfitimit nga ky proces i rivlerësimit të pronave do ta kenë edhe individët që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë si dhe individët që disponojnë kontratë sipërmarrje ose porosie dhe që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë.
Miratimi i ndryshimeve pritet me shumë interes në sektorin imobiliar. Madje sipas agjentëve imobiliar, aktualisht, ka një frenim të transaksioneve të shit-blerjes së pasurive të paluajtshme, për shkak se pritet miratimi i nismës që redukton ndjeshëm tatimin nga 15% që është aktualisht në 3%.
