Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Inteligjenca artificiale pothuajse e parregulluar ligjërisht, kompanitë vrapojnë drejt superinteligjencës

10:03 - Dhjetor 6, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Një raport i ri paralajmëron se tetë nga kompanitë më të mëdha të inteligjencës artificiale në botë nuk kanë plane të besueshme për të parandaluar rreziqe katastrofike nga teknologjitë e tyre, ndërsa gara për të ndërtuar sisteme gjithnjë e më të fuqishme po përshpejtohet.

Vlerësimi, i publikuar nga Future of Life Institute në kuadër të “Winter AI Safety Index 2025”, analizon performancën e firmave si OpenAI, Anthropic, Google DeepMind, Meta, xAI, DeepSeek, Alibaba Cloud dhe Z.ai, dhe konstaton mungesë strategjish konkrete për të shmangur keqpërdorimin ose humbjen e kontrollit mbi sistemet e avancuara të AI-së.

 Sipas analistëve të pavarur, asnjë kompani nuk ka paraqitur një plan të testueshëm për ruajtjen e kontrollit njerëzor mbi sisteme shumë të fuqishme, teksa industrisë i afrohet synimi për inteligjencë të përgjithshme artificiale dhe superinteligjencë.

Profesori i informatikës në UC Berkeley, Stuart Russell, thekson se kompanitë pretendojnë se mund të ndërtojnë AI mbinjerëzore, por nuk kanë treguar si do të shmangin humbjen e kontrollit, duke shtuar se nivelet e rrezikut të pranuara sot janë shumë më të larta se standardet në sektorë kritikë si energjia bërthamore.

Raporti vëren përparime të pjesshme në transparencë dhe kërkim për sigurinë, veçanërisht te Anthropic, OpenAI dhe Google DeepMind, por evidenton mangësi: Anthropic për vendime që dobësojnë privatësinë, OpenAI për pragje të paqarta sigurie dhe mungesë mbikëqyrjeje të pavarur, si dhe Google DeepMind për varësi nga vlerësues që paguhen nga vetë kompania.

Një zëdhënës i Google DeepMind i tha Euronews Next se kompania ndjek një qasje rigoroze shkencore për sigurinë. Ndërkohë, pesë firmat e tjera shënuan përparim të pabarabartë; xAI publikoi një kuadër sigurie, por të kufizuar, ndërsa Z.ai u vlerësua për publikimin pa censurë të vlerësimeve të jashtme, megjithëse iu kërkua më shumë transparencë në qeverisje dhe menaxhim rreziku.

Sipas presidentit të FLI-së, Max Tegmark, skandalet e fundit dhe dëmet e raportuara tregojnë se edhe liderët e industrisë kanë ende shumë hapësirë për përmirësim, teksa rreziku nga AI kërkon standarde më të forta globale dhe zbatim real të angazhimeve për siguri./Përshtati nga Euronews, ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
Anthropic humbja e kontrollit inteligjenca artificiale Open AI rreziku
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Kërkesë rekord për çipat, ASML do t’u japë punonjësve 20 mijë euro bonus

23:43 - Korrik 18, 2026

Evropa i kërkon Google-it të hapë telefonat Android për asistentët rivalë të inteligjencës artificiale

07:42 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter