Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Strategjia, 1.65 miliardë lekë për doganat deri në 2030, investime në sisteme, digjitalizim dhe trajnim stafi

11:28 - Dhjetor 4, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Është publikuar në Fletore Zyrtare Strategjia e re 2025–2030 për Modernizimin dhe Harmonizimin e Sistemeve të Informacionit Doganor Shqiptar me ato të Bashkimit Evropian, një dokument i rëndësishëm që synon transformimin e plotë teknologjik të doganave, digjitalizimin e proceseve dhe integrimin me rrjetet doganore të BE-së.

Dokumenti, i cili shoqërohet me një plan veprimi dhe një tabelë të detajuar kostosh, vlerëson se modernizimi i sistemeve doganore kërkon investime të mëdha financiare, që do të shtrihen gjatë pesë viteve të zbatimit.

Investime të mëdha teknologjike: serverë, sisteme të rinj, platforma të BE-së

Në Strategji përfshihen dhjetëra projekte teknologjike, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të shpenzimeve të planifikuara.

Këto projekte përfshijnë zhvillimin e sistemeve të reja të detyruara nga legjislacioni i BE-së, si: ICS2 – Sistemi i Kontrollit të Importit (faza e BE-së që kërkon ndërveprim të plotë elektronik); NCTS – Sistemi i ri i Kompjuterizuar i Transitit (parakusht për aderimin në Konventën e Tranzitit); AES & AIS – Sistemet për deklarimet e eksportit dhe importit sipas UCC; CRMS2 – Menaxhimi i riskut doganor në linjë me BE-në; CDS – Vendimet doganore elektronike; REX, AEO, EORI2, sistemi për statusin e Unionit të mallrave, modulet TARIC, TQS, ECICS etj.

Përveç këtyre, një nga zërat më të rëndësishëm financiarë është arkitektura kombëtare e IT-së për doganat, zhvillimi i sistemeve të mbështetjes (ERP, burime njerëzore, logjistikë), platformave të rezervimit të të dhënave, fuqizimit të sigurisë kibernetike dhe krijimit të një capacity center për rikuperimin e shpejtë të sistemeve në rast emergjencash.

Kostot totale të Strategjisë: investime të domosdoshme për integrimin në BE

Tabela e Kostimit detajon zërat financiarë për çdo vit dhe për çdo projekt, duke kalkuluar shpenzimet për zhvillimin e aplikacioneve të reja, licencat e programeve, serverët dhe infrastrukturën fizike, sigurinë kibernetike, trajnimin e personelit, mirëmbajtjen dhe përditësimin e sistemeve.

Kostoja totale për implementimin e strategjisë tejkalon 1,65 miliardë lekë, ku mbi 1 miliardë lekë do të jenë fonde shtetërore, ndërsa mbi 628 milionë lekë do të jenë nga donacionet e huaja, kryesisht përmes financimi nga programet IPA III, instrumente financiare të BE-së për doganat digjitale, si dhe projekte të Bankës Botërore (NCTS, NSW).

Rreth 10% e buxhetit total është planifikuar për certifikime të stafit, duke qenë se kërkesat e DG TAXUD kërkojnë specialistë IT të certifikuar në sistemet doganore të BE-së, operatorë të kualifikuar për menaxhimin e riskut, si dhe trajnime për sigurinë kibernetike dhe menaxhim të projekteve komplekse TIK.

Përfitimet e strategjisë lidhen me reduktimin e kohës së zhdoganimit, rritjen e transparencës, uljen e kostove për bizneset, parandalim i kontrabandës dhe integrim i plotë me rrjetet doganore evropiane.

Por nga ana tjetër, kostoja është e konsiderueshme dhe strategjia e pranon qartë se Shqipëria duhet të bëjë një nga investimet financiare më të mëdha të dekadës në infrastrukturën e sigurisë dhe digjitalizimit sofistikuar të doganave./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
digjitalizimi doganat integrimi i BE serveret siguria kibernetike
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

gazetar_206:04 - Qershor 4, 20260

Veriu i Shqipërisë po përjeton një shpopullim të vazhdueshëm të qarqeve dhe një përqendrim gjithnjë…

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:01 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

05:58 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter