Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Marrëveshja, 5600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL Insurance Group

10:52 - Nëntor 7, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Presidenti i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, dhe kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, z. Krenar Alimehmeti, nënshkruan një marrëveshje njëvjeçare bashkëpunimi në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Nga kjo marrëveshje, 5,600 fëmijë futbollistë, djem dhe vajza, që luajnë brenda qarkut të Tiranës, do të përfitojnë kontrolle mjekësore të rekomanduara dhe siguracion për dëmtimet sportive në një paketë të përbashkët, e cila ofrohet si gjysmësponsorizim nga SIGAL Insurance Group.

Marrëveshja u shoqërua me një ceremoni të rastit, ku mbajtën fjalët e tyre përfaqësues të FSHF-së, SIGAL Insurance Group-it dhe SHRFT-së.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, përshëndeti marrëveshjen duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të standardeve dhe cilësisë së futbollit të moshave. Ai theksoi se kjo nismë përbën një moment historik, pasi tashmë fëmijët nuk do të jenë më të ekspozuar ndaj rastësive apo fatit, por do të kenë një mbrojtje financiare të siguruar për shëndetin e tyre.

CEO i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, në fjalën e tij çmoi lart marrëveshjen dhe shprehu gatishmërinë për ta zgjeruar më tej bashkëpunimin e suksesshëm me Federatën Shqiptare të Futbollit, drejtimin e së cilës e konsideroi shumë novator dhe ambicioz për standardet më të mira në të gjitha drejtimet. Ai e vlerësoi këtë nismë si një hap me rëndësi të jashtëzakonshme, duke theksuar ndikimin e saj konkret në jetën e sportistëve të rinj dhe të familjeve të tyre. Në fjalën përshëndetëse, z. Ponari kujtoi se shpesh prindër dhe fëmijë i janë drejtuar kompanisë për ndihmë pas dëmtimeve, ndërsa tashmë, falë marrëveshjes së re me Federatën e Futbollit, kjo nevojë shmanget përmes një zgjidhjeje të strukturuar dhe dinjitoze. Sipas tij, sportistët e rinj nuk do të varen më nga ndihmat apo rastësitë, as nga mëshira institucionale, por do të ndihen të mbrojtur dhe krenarë për kontratat e tyre të sigurimit, të cilat u garantojnë mbështetje në rast dëmtimi, si në çdo vend tjetër ku sporti trajtohet me profesionalizëm. Ponari nënvizoi se një dëmtim serioz, si p.sh. një thyerje këmbë që mund të kushtojë deri në pesë mijë euro. Dëmtime si këto, jo të pazakonta në sporte me përballje, përbën një barrë të menjëhershme dhe të papritur për çdo prind. Pikërisht për këtë arsye, ai falënderoi Federatën dhe të gjithë bashkëpunëtorët që mundësuan këtë marrëveshje, duke e konsideruar atë si një model që duhet të zgjerohet edhe më tej në vitet në vijim, dhe për këtë shprehu edhe përkushtimin e plotë nga ana e kompanisë së tij.

Ardian Haçi, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit, e konsideroi këtë projekt shumë efikas, pasi plotëson tre kritere të rëndësishme: çmimin e ulët të paketës, karakterin jodetyrues dhe përfitimet konkrete e praktike për aktivitetin sportiv të fëmijëve dhe familjarëve të tyre.

Edison Gjoni, menaxher i produktit përkatës në SIGAL Insurance Group, garantoi se përfitimet e kësaj marrëveshjeje do të shtrihen te familjet e fëmijëve dhe do të zbatohen së shpejti edhe përtej qarkut të Tiranës. Ai theksoi se pamundësitë financiare nuk do të munden të ndalin ëndrrat e lojtarëve dhe lojtareve të reja të futbollit, sepse pranë tyre do të jetë gjithmonë SIGAL Insurance Group.

Marrëveshja përbën një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes dhe mirëqenies së sportistëve të rinj, duke vendosur standarde të reja sigurie në futbollin e moshave. SIGAL IG është sponsor premium i kombëtares kuqezi dhe bashkërrugëtare e sukseseve prej më shumë se një dekade; po ashtu, është sponsor edhe i kampionatit vendas, Abissnet Superiore, duke ndjekur shembujt botërorë të gjigantëve të sigurimeve që mbështesin dhe investohen drejtpërdrejt për standarde të larta në sport.

Ekofin Media
Ekofin Media
Armando Duka avni ponari femije futbollistë marrëveshja Presidenti i SIGAL Insurance Group
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026

BE kërkon që Facebook dhe Instagram të heqin funksionet që krijojnë varësi

10:09 - Korrik 12, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter