Elidjana Çelaj, aktualisht Drejtoreshë e Shërbimit të Tatimpaguesve të Mëdhenj, do të jetë pasuesja e Ceno Klosit në krye të Tatimeve, mëson Ekofin.
Çelaj, më parë ka mbajtur pozicionet e Këshilltares dhe Zv Drejtorit të Përgjithshëm në Tatime, ndërsa aktualisht mendohet se do të zëvedësojë Klosin, deri në përzgjedhjen e emrit të ri që do të drejtojë institucionin e rëndësishëm përgjegjës për mbledhjen e të ardhurave.
Më herët, përpara se të emërohej në postet e rëndësishme në Tatime, Çelaj ka qënë nëndrejtoreshë e Postës Shqiptare, si edhe më herët ka punuar në sektorin bankar.
Ceno Klosi, i cili u largua me dorëheqje, mendohet se do të emërohet në mbledhjen e ditës së nesërme të Qeverisë si zv.ministër i energjisë dhe infrastrukturës. ekofin.al
