Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ceno Klosi, ka dhënë dorëheqjen.
Klosi qëndronte në krye të institucionit të rëndësishëm që nga 23 tetori i vitit 2021. Raportohet se ai mund të bëhet pjesë e kabinetit qeveritar, duke marrë një detyrë si zv.ministër.
Më herët, Klosi ka mbajtur postim e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, si edhe ka shërbyer si drejtor ekonomik i OSHEE-së.
Ai u emërua në krye të tatimeve, duke pasuar Delina Ibrahimaj, e cila u bë pjesë e kabinetit qeveritar në shtator të vitit 2021, menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme. Ende nuk ka informacion se cili do të jetë pasuesi i Klosit në krye të institucionit të rëndësishëm, përgjegjës për mbledhjen e të ardhurave. Ekofin.al
