Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ibrahimaj: Paga minimale është dyfishuar dhe në fillim të 2026 do të arrijë 500 euro

08:17 - Tetor 30, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Paga minimale është dyfishuar dhe se në fillim të vitit që vjen do të arrijë në 500 euro. Kështu u shpreh ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në rubrikën “Ekonomia flet me fakte” ku u ndal në disa prej zhvillimeve kryesore ekonomike të vendit, duke iu përgjigjur komenteve dhe shqetësimeve të qytetarëve lidhur me politikat ekonomike të qeverisë.

“Gjatë këtyre ditëve kam dëgjuar zërat tuaj në komentet dhe postimet e mëparshme disa me shqetësim, disa me mllef, disa me pyetje të drejta dhe disa me zhurmë. Keni mirëkuptimin tim, por kërkoj edhe mirëkuptimin tuaj, pasi kur flas për ekonominë, flas me shifra”, tha ministrja.

Ibrahimaj e cilësoi rritjen e pagës minimale një hap të rëndësishëm në përmirësimin e standardit të jetesës.

“Le të pranojmë disa gjëra dhe pastaj patjetër flasim për të tjera e të tjera. Paga minimale është dyfishuar dhe, në fillim të vitit që po troket, do të jetë 500 euro, nuk kemi pse të mos e pranojmë këtë”, tha ministrja.

Ajo shtoi se bizneset e vogla nuk paguajnë asnjë tatimfitimi prej pesë vitesh, një politikë që, sipas saj, u ka kursyer familjeve shqiptare rreth 170 milionë euro çdo vit. “Pse të mos e pranojmë këtë si diçka të mirë për mbi 110 mijë biznese”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja u ndal edhe te inflacioni, duke theksuar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të inflacionit në rajon, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Bankës Botërore dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.

“Kjo do të thotë se kemi një rritje më të ulët të çmimeve në jetën e përditshme krahasuar me vendet fqinje. Këto janë fakte, dhe me faktet nuk luftohet, por argumentohet”, nënvizoi ajo.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
çmimet delina ibrahimaj inflacioni mirekuptimi paga minimale
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter