Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Beqarët në Finlandë mund të përdorin shporta rozë për të flirtuar gjatë blerjeve në supermarket

09:46 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ndryshimet, zaptuesit e ndërtimet pa leje deri 10 vjet burg

12:45 - Tetor 26, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ndërsa një kod penal, tërësisht i ri, po qarkullon prej disa muajsh, qeveria synon t’i japë zgjidhje disa problemeve të cilat i cilëson emergjente, duke nisur nga mbrojtja e territorit te fenomeni i zjarreve. Pavarësisht ndërhyrjeve me disa akteve normative që kanë për qëllim të frenojnë abuzimet e panumërta të vërejtura ndër vite, dhe dështimi për të vënë në kontroll këtë fenomen, disa ndryshime në Kodin penal ashpërsojnë dënimet.

Neni 200 i Kodit aktual “Pushtimi i tokës” ka vetëm një fjali, dhe konsiderohet kundra vajtje penale që dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 vjet.

Me propozimet e reja, ky nen ndryshon përkufizimin në “Zënia e tokës” dhe përfshin 4 paragrafë. Dënimet vijnë në rritje, dhe në varësi të cilësimit të kundërvajtjes penale, kalon nga një minimum prej 6 muajsh deri në 6 vjet burg.

Në këtë rast, ndëshkimi maksimal prek zyrtarët e agjencive dhe institucioneve që merren me mbrojtjen dhe kontrollin e territorit, kur janë ata vetë, autorë të shkeljeve. Atyre u hiqet dhe e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjeçare.

Për ndërtimet pa leje, janë shtuar dy paragrafë të rinj. Kur verifikohet në zonat e mbrojtura, apo të trashëgimisë kulturore ose cenohet infrastruktura kritike dënimi nis me 5 dhe shkon deri në 10 vjet. Ndërsa kur përfshihen zyrtarë publike dënimi shkon nga 3 deri në 7 vjet, e sërish me heqjen e të drejtës për të punuar në administratë.

Këtë verë Shqipëria u përball me një situatë problematike të zjarreve të cilat vunë në rrezik edhe jetën e qytetarëve, duke lënë pasoja shumë të rënda financiare.

Ndryshimet në Kodin Penal, parashikojnë disa ndërhyrje me përkufizime të reja që i shtohen veprave penale ekzistuese.

Nëse zjarri ndodh gjatë periudhave që favorizojnë flakët, pra gjatë stinës së verës apo në terrene ku përhapja është më e shpejtë, dënimi kur preket prona shkon nga 3 deri 8 vjet, ndërsa kur përfshihen pyjet nga 5 deri 8 vjet. Në këtë rast, nëse zjarri është nga pakujdesia dënimi shkon nga 3 në 6 vjet

Kur nga zjarri përfshihen zonat e mbrojtura apo objekte të trashëgimisë kulturore, në rastin e shkatërrimit si të pronës dhe të pyjeve, dënimi nis nga 4 vjet dhe shkon deri  në 10 vjet burg. Nëse zjarri në pyje ka ardhur si pasojë e pakujdesisë dënimi i parashikuar është 4 deri në 7 vjet.

Për herë, të parë, ashtu siç dhe ishte paralajmëruar nga kryeministri Rama, kur zjarri vihet me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, përveç një dënimi nga 7 deri në 15 vjet, gjykata vendos që klasifikimi i terrenit të prekur të mos ndryshojë për një periudhë 30 vjeçare.

Në këtë rast, ndëshkimi maksimal prek zyrtarët e agjencive dhe institucioneve që merren me mbrojtjen dhe kontrollin e territorit, kur janë ata vetë, autorë të shkeljeve. Atyre u hiqet dhe e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjeçare.

Për ndërtimet pa leje, janë shtuar dy paragrafë të rinj. Kur verifikohet në zonat e mbrojtura, apo të trashëgimisë kulturore ose cenohet infrastruktura kritike dënimi nis me 5 dhe shkon deri në 10 vjet. Ndërsa kur përfshihen zyrtarë publike dënimi shkon nga 3 deri në 7 vjet, e sërish me heqjen e të drejtës për të punuar në administratë.

Këtë verë Shqipëria u përball me një situatë problematike të zjarreve të cilat vunë në rrezik edhe jetën e qytetarëve, duke lënë pasoja shumë të rënda financiare.

Ndryshimet në Kodin Penal, parashikojnë disa ndërhyrje me përkufizime të reja që i shtohen veprave penale ekzistuese.

Nëse zjarri ndodh gjatë periudhave që favorizojnë flakët, pra gjatë stinës së verës apo në terrene ku përhapja është më e shpejtë, dënimi kur preket prona shkon nga 3 deri 8 vjet, ndërsa kur përfshihen pyjet nga 5 deri 8 vjet. Në këtë rast, nëse zjarri është nga pakujdesia dënimi shkon nga 3 në 6 vjet

Kur nga zjarri përfshihen zonat e mbrojtura apo objekte të trashëgimisë kulturore, në rastin e shkatërrimit si të pronës dhe të pyjeve, dënimi nis nga 4 vjet dhe shkon deri  në 10 vjet burg. Nëse zjarri në pyje ka ardhur si pasojë e pakujdesisë dënimi i parashikuar është 4 deri në 7 vjet.

Për herë, të parë, ashtu siç dhe ishte paralajmëruar nga kryeministri Rama, kur zjarri vihet me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, përveç një dënimi nga 7 deri në 15 vjet, gjykata vendos që klasifikimi i terrenit të prekur të mos ndryshojë për një periudhë 30 vjeçare./shqiptarja.com

Ekofin Media
Ekofin Media
burg kodi penal ndërtimet pa leje zaptuesit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

gazetar_112:32 - Korrik 24, 20260

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar “Raportin e Gjendjes në Mjedis 2025”, ku analizohet gjendja…

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

09:38 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Beqarët në Finlandë mund të përdorin shporta rozë për të flirtuar gjatë blerjeve në supermarket

09:46 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter