Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Trump Media do t’u shesë institucioneve financiare akses më të shpejtë te postimet që ndikojnë tregjet

12:52 - Korrik 18, 2026

Rama: Forcimi i Lekut, sukses i ekonomisë shqiptare

09:11 - Korrik 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Një zemër që rreh, një jetë që frymon!

12:05 - Tetor 23, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

UNICEF & Platforma SMILE.al, bashkë në projektin e dhurimit të 10 inkubatorëve në disa maternitete të Shqipërisë.

Në sekondat e para të jetës, çdo tik-tak, çdo frymëmarrje, është një bekim. Shumë foshnja që lindin para kohe/prematurë dhe jo vetëm, ato sekondat e para janë pikërisht një betejë e mbijetesës. Një projekt i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm i UNICEF, për këto jetë të brishta, u iniciua dhe realizua përmes dhuruesve të platformës SMILE.al dhe partnerëve të saj strategjikë. Blerja e inkubatorëve për të përmirësuar kujdesin shëndetësor ndaj të porsalindurve në Shqipëri, është tashmë një projekt që mori jetë falë empatisë dhe humanitetit njerëzor. Të lindurit me problemenë frymëmarrje do të gëzojnë kështu mundësinë e një trajtimi shumë të specializuar. Harta e dhurimit është përcaktuar me qëllimin për të pasur një shpërndarje sa më të gjerë: 2 inkubatorë& Cpap në maternitetin e Tiranës “Koço Gliozheni” si dhe 2 inkubatorë të tjerë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ndërkohë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm janë edhe qytetet si: Elbasani, Fieri dhe Peshkopia, respektivisht me 1 inkubator për secilin qytet. Spitali rajonal i Durrësit, Librazhdit dhe Pukës, ju mundësua dhurimi i 1 inkubatori respektivisht për secilin rajon spitalor.


Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve morën pjesë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Evis Sala, përfaqësuesi i UNICEF Albania z. Murat Sahin, Drejtoresha e Fondacionit Credins, znj. Elvana Hana, si dhe drejtues të lartë të Abi Bank dhe Credins Bank në statusin e partnerëve dhe kontribuesve të rëndësishëm në platformën SMILE.al. Në prani edhe të personelit shëndetësor, Genci Hyska, drejtor i maternitetit “Koço Gliozheni”, vlerësoi rëndësinë e këtij investimi të rëndësishëm, duke theksuar se kontributi i shqiptarëve, donatorëve të sektorit privat si dhe mbështetja e qeverisë shqiptare është thelbësore. Ai citoi se iniciuesi i këtij projekti, UNICEF, ka luajtur një rol të madh në përmirësimin e shërbimeve të maternitetit, sidomos në neonatologji. Nga ana tjetër, z. Murat Sahin, përfaqësues i UNICEF Albania, vuri në dukje rëndësinë e angazhimit të sektorit privat në çështje sociale duke cituar: “Kur nisëm bashkëpunimin me sektorin privat vitin e kaluar dhe u takuam me përfaqësues të platformës SMILE.al dhe Fondacionit Credins, kuptuam se ky partneritet mund të sillte një impakt real. Deri atëherë punonim vetëm me qeverinë, por tani kemi bashkuar forcat për të mbështetur 10 spitale në vend”. Si një projekt i një rëndësie jetike të veçantë, ai nuk ndalet vetëm te pajisjet, por gjithashtu edhe në ofrimin e asistencës teknike, zhvillimin e protokolleve standarde si dhe në trajnimin e stafit mjekësor për të garantuar një nivel më të lartë të shërbimeve ndaj foshnjave në nevojë. Ndërkohë znj. Elvana Hana, drejtoreshë e Fondacionit Credins, falenderoi përzemërsisht të gjithë donatorët që e bënë këtë projekt të mundur duke vënë theksin: “Dua të bëj një falënderim special për mbështetjen kryesore të dhënë nga Credins Bank dhe Abi Bank. Nga ana tjetër dua të theksoj mirënjohjen time të veçantë për 124 individë që kontribuan përmes platformës online SMILE.al, të cilët mundësuan realizimin e projektit.”

Prej vitesh, platforma SMILE.al është kthyer në një simbol të solidaritetit dhe angazhimit social në Shqipëri. E njohur për realizimin e kauzave të rëndësishme që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e komunitetit vendas, SMILE.al nuk është thjeshtë një platformë dhurimi, por një urë e besimit mes individëve, biznesit dhe institucioneve publike, OJF, etj. Duke kthyer nevojat reale në prioritete konkrete, SMILE.al kakontribuar vazhdimisht jo vetëm në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit, por njëherazi edhe në integrimin e shtresave të margjinalizuara. Me transparencë, përkushtim dhe vizion të qartë, sot kjo platformë rendit projekte të realizuara me shumë sukses në shumë fusha, si: arsimi, turizmi, trashëgimia kulturore, arti, sporti, mjedisi, teknologjia, etj. Ndaj edhe mbështetja e projektit të UNICEF erdhi me entuziazmin dhe bindjen se çdo frymëmarrje e çdo foshnje është një e drejtë sublime e merituar dhe jetike.

Ekofin Media
Ekofin Media
abi bank credins bank dhurimi Elvana Hana Evis Sala inkubatorëve maternitete Murat Sahin Platforma SMILE.al projektin UNICEF
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ende pa pagesë për fëmijët, 40.5% e popullsisë në rrezik varfërie ose përjashtimi

06:04 - Korrik 17, 2026

OBSH: Vaksinimi kundër fruthit në Shqipëri mbetet në 81%, 17% më pak se në vitin 2014

06:02 - Korrik 16, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

gazetar_214:47 - Korrik 18, 20260

Pas më shumë se dy vitesh e 4 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit…

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

16:16 - Korrik 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

08:59 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:31 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Trump Media do t’u shesë institucioneve financiare akses më të shpejtë te postimet që ndikojnë tregjet

12:52 - Korrik 18, 2026

Rama: Forcimi i Lekut, sukses i ekonomisë shqiptare

09:11 - Korrik 18, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter