Stabilizimi i politikës monetare nga Banka e Shqipërisë, përballë frenimit të rritjes së inflacionit, ka nisur të japë impakt në uljen e normave të interesit të Bonove të Thesarit.
Në ankandin e fundit, yieldi mesatar i ponderuar i bonove me afat maturimi 12-mujor ka vijuar rënien e mëtejshme në 3.41% duke prekur nivelin më të ulët në gjashtë muajt e fundit. Në ankadin e mëparshëm kjo normë ishte 3.54%. Ndërsa kërkesa për blerje dhe pjesëmarrja e investitorëve në këtë ankand ishte më e lartë se shuma e shpallur nga qeveria. Ministria e Financave, emetoi këtë javë shumën prej 7 miliardë lekësh, ndërkohë që shuma e vënë në dispozicion nga investiorët ishte afërisht 8.8 miliardë lekë.
Rënia e yield-it të shumicës së instrumentave financiarë dhe veçanërisht e bonove 12-mujore ndikon drejtpërdrejt në uljen e kostos së huamarrjes së sektorit privat, por edhe për qytetarët, kryesisht për kreditë hipotekore. Bonot 12-mujore janë instrumenta financiarë që kane frekuencën më të lartë të emetimit nga institucioni i Bankës së Shqipërisë duke shërbyer kështu si mjet kryesor i huamarrjes në tregun e brendshëm. Ekofin.al