Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi pozitat në raport me euron dhe u zhvlerësua me dollarin amerikan, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 92.53 lekë ose 0.23 lekë më shumë dhe euroja zbriti me 0.02 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 100.32 lekëve.
Paundi britanik këmbehet me 117.75 lekë ose 0.41 lekë më shumë se ditën e martë dhe franga zvicerane humbi terren në këmbim me lekun me 0.23 lekë.
Franga zvicerane këmbehet sot me me 101.30 lekë.
