Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Pagesa e taksave të mjeteve nga sot bëhet online në e-Albania përmes bashkëpunimit mes BKT dhe DPSHTRR

10:55 - Shtator 30, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qytetarët shqiptarë nga dita e sotme mund të kryejnë online pagesën e taksave të mjeteve përmes portalit qeveritar e-Albania, pa qenë më e nevojshme të paraqiten fizikisht në sportele. Shërbimi i ri u prezantua nga Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se kjo risi i kursen qytetarëve “lekë, ditë pune, kilometra dhe litra karburant”.

Për herë të parë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në bashkëpunim me Banka Kombëtare Tregtare (BKT) bën të mundur pagesën online të taksave të mjeteve përmes integrimit me sistemin e-Albania.

Sipas të dhënave të paraqitura, kjo risi sjell 57 965 408 lekë të kursyera nga qytetarët; 11 501 ditë pune të kursyera; 4 731 870 kilometra rrugë të eliminuara; si edhe 331 231 litra karburant të kursyera.

Ky shërbim shënon një hap tjetër konkret në digjitalizimin e shërbimeve publike dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët, duke i dhënë fund praktikës së radhëve dhe dokumenteve në sportele.

Roli i BKT dhe zhvillimet e aplikacionit BKT Smart

Ky inovacion është pjesë e një zinxhiri të gjerë përpjekjesh që BKT ka ndërmarrë në fushën e digjitalizimit të shërbimeve bankare. Përmes aplikacionit BKT Smart, banka ka sjellë një sërë funksionalitetesh që e kanë pozicionuar si një nga aplikacionet më të avancuara financiare në tregun shqiptar.

Ndër zhvillimet e fundit të BKT Smart përfshihen:

• Kredia digjitale që mund të merret plotësisht online, pa qenë nevoja për vizitë në degë, me miratim të shpejtë dhe dokumentacion të thjeshtuar;

• Pagesa të shpejta me QR Code, duke e kthyer telefonin në një portofol elektronik që zëvendëson kartën fizike;

• Shërbimi i valutës online, që u jep klientëve mundësinë të kryejnë shkëmbime monetare në kohë reale me kurs konkurrues;

• Menaxhimi i depozitave dhe investimeve, ku përdoruesit mund të hapin, mbyllin ose administrojnë produkte kursimi direkt nga celulari;

• Siguria e përmirësuar me biometrikë dhe autentikim të dyfishtë, duke e bërë përdorimin e aplikacionit më të sigurt dhe më të aksesueshëm.

Në këtë mënyrë, integrimi i shërbimeve të DPSHTRR me BKT përmes e-Albania është një vazhdim logjik i strategjisë së bankës për të qenë një aktor kyç në procesin e digjitalizimit financiar dhe për të sjellë zgjidhje praktike që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Digjitalizimi, një partneritet publik-privat

Ky hap i ri tregon se transformimi digjital në Shqipëri nuk është vetëm një vizion, por po kthehet çdo ditë në realitet. Partneriteti mes institucioneve publike dhe sektorit bankar – në këtë rast DPSHTRR, BKT dhe platforma qeveritare e-Albania – ofron shembullin më të qartë se si bashkëpunimi publik-privat përshpejton modernizimin e shërbimeve.

Duke u mbështetur në teknologjinë dhe eksperiencën e bankave, qytetarët marrin më shumë lehtësi dhe transparencë, ndërsa administrata publike ul kostot dhe rrit efikasitetin.

Ky model pritet të zgjerohet edhe në fusha të tjera të shërbimeve publike, duke krijuar një ekosistem të plotë digjital ku qytetarët kursejnë kohë, para dhe energji, ndërsa vendi afrohet gjithnjë e më shumë me standardet evropiane të qeverisjes elektronike. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
bkt Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor e-albania pagesa taksat e mjeteve
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter