Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Koorporata e Investimeve Shqiptare rihap thirrjen për projektin “Lift Tower”

08:53 - Shtator 26, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Koorporata e Investimeve Shqiptare ka rishpallur thirrjen publike për projektin “Lift Tower”, që ka të bëjë me “Ndërtimin dhe menaxhimin e godinës së Kadastrës Shqiptare”, pasi procesi nuk arrinte të prodhonte një fitues pas dy fazave të konkurrimit.

Projekti i investimit synon të transformojë hapësirat dhe godinat e vjetra shtetërore që shfaqin aktualisht shenja amortizimi, degradimi dhe infrastrukturë të vjetëruar, jobashkëkohore dhe ku kushtet ekzistuese tregojnë nevojën për të përmirësuar cilësinë e pronave.

Korporata nëpërmjet kësaj procedure konkurruese publike ndërkombëtare synon të përzgjedhë partnerin privat, në cilësinë e Sipërmarrësit për zhvillimin e pronës për sipërmarrje, duke realizuar projekt-idenë arkitekturore të bashkimit të subjekteve Baukuh Studio Associato & Muoto & Sam Chermayeff Office & Yellow Office & Bollinger Grohmann & Atmoslab & Simoj Boudvin & Arkimade.

Për të mundësuar zhvillimin e godinës së Kadastrës Shqiptare (kushti publik i transferimit të pronës) dhe në mënyrë që institucionet publike të përfitojnë pa kosto 34,000 m2 ndërtim me parametra modernë dhe cilësorë, vihet në dispozicion nga ATP për zhvillim me sipërmarrjen të godinës “LIFT Tower”, prona e saj tek rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë  së Ndërtimit, rreth 2,357.55 m2. Kjo pronë ka vlerë të lartë ekonomike për sipërmarrjen dhe si rrjedhim është me interes për t’u zhvilluar.

Një pjesë e nevojave financiare të këtij projekti mbulohen paraprakisht nga Korporata dhe rimbursohen në vijim nga partneri privat.

Institucionet Publike nuk kanë asnjë implikim/kontribut financiar për sa i përket kostove dhe shpenzimeve pasi godinat e reja do të ndërtohen 100% me kapitalin financiar të partnerit privat. Përkundrazi, Institucionet Publike do të përfitojnë nga kjo skemë koston e qirasë që shumë prej institucioneve që do të akomodohen në godinën e Kadastrës Shqiptare, aktualisht e paguajnë për zyrat ekzistuese.

Objekti “LIFT Tower” do të ketë 40 kate mbitokë dhe 7 kate nëntokë dhe do të përfshijë disa funksione si  parkim, shërbime tregtare, zyra, hoteleri/rezidenca studentore, banim.

Sipërfaqet e propozuara në konkurs për secilin funksion/destinacion janë subjekt ndryshimi në bashkëpunim me partnerin privat fitues. Detyra e Projektimit të Konkursit të Arkitekturës nuk ka diktuar përqindjen sipas funksioneve. Propozimet e projektit fitues janë sipas vlerësimit të 51 projektuesit dhe nuk përbëjnë domosdoshmëri. Leja Zhvillimit është miratuar, por nuk është zbardhur ende nga AZHT. Mënyra e dorëzimit të objekteve i sistemeve HVAC, elektrike dhe emergjente në projekt do të jetë sipas detyrës së projektimit te Konkursit të Arkitekturës, thuhet në dokumentin e kualifikimit.

Ndër kriteret ekonomike që duhet të plotësojë aplikanti është që duhet të ketë akses në, ose në dispozicion, asete likuide, asete reale të palidhura me borxhe, linja krediti dhe mjete të tjera financiare (pa përfshirë pagesat paraprake kontraktuale) të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e fluksit të parave për financimin e projektit të vlerësuara në 8,500,000 (tetë milion e pesëqind mijë) Euro për kontratën në fjalë, përveç angazhimeve të tjera të aplikantit.

Gjithashtu kërkohet të ketë eksperiencë prej jo më pak ose baraz me 1 kontratë të ngjashme në natyrë, me vlerë të barabartë ose më shumë se 4 milionë Euro (ose ekuivalenti në Lekë) ose me realizimin e të paktën 3 kontratave të ngjashme me vlerën totale të të gjitha kontratave të barabartë ose më shumë se 6 milionë Euro (ose ekuivalenti në Lekë), të cilat janë përfunduar në mënyrë të kënaqshme në masën të paktën 80% sipas kontratës respektive, në rolin e kontraktorit kryesor, si anëtar në bashkim subjektesh, kontraktor menaxhues ose nënkontraktor në periudhën për të paktën 5 vitet e fundit, nga data e shpalljes së Njoftimit të Procedurës Konkurruese.

Faza e dytë e konkurrimit do t’u njoftohet vetëm kandidatëve të kualifikuar në fazën e parë nëpërmjet dërgimit të Ftesës për Ofertë. Ofertat e paraqitura nga kandidatët në këtë fazë duhet të plotësojnë kriterin bazë, i cili është 45% dhe do të vlerësohen me kriterin përzgjedhës, i cili është: përqindja më e lartë e sipërfaqjes përkatëse e ofruar për Korporatën në ndërtesën LIFT Tower mbi kriterin bazë. Shpallet fituese oferta që ofron vlerën më të lartë të kësaj përqindjeje.

Aplikimet janë të hapura me afatin e ri deri më 24 tetor 2025, ora 15:00.

Ekofin Media
Ekofin Media
kadastra korporata e investimeve shqiptare lift tower Rihapja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

gazetar_206:03 - Korrik 27, 20260

Tirana dhe Durrësi gjeneruan së bashku mbi gjysmën e mbetjeve urbane të raportuara në Shqipëri…

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:03 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:01 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:00 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter