Një fushatë e re për punësimin e elektriçistëve pranë OSHEE është prezantuar sot nga Balluku dhe drejtuesit më të lartë të OSHEE dhe OSSH. Thirrja është e hapur prej ditës së sotme dhe fushata do të vijojë për 30 ditë, ku të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët plotësojnë kriteret mund të dorëzojmë aplikimet e tyre.
Në muajin tetor të vitit të kaluar, OSHEE hapi aplikimet për punësimin e 309 elektriçistëve në të gjithë vendin. Më shumë se 300 të rinj aplikuan për të qenë pjesë e kompanisë. Pas të gjithë procedurave 60 prej tyre tashmë janë punësuar pranë OSHEE.
Në thirrje e dytë, e cila u hap ditën e sotme, kanë ndryshuar edhe kriteret. Ku mosha e aplikantëve shkon deri në 35-vjeç, nga 25 që ishte në aplikimin e parë. Balluku, administratori i OSHEE, Enea Karakaçi dhe administratori i OSSH, Blendian Dalipi njoftuan hapjen e thirrjes për aplikime gjatë një takimi me elektriçistët e rinj të OSHEE, të cilët u rekrutuan gjatë fushatës së muajit tetor.
Ministrja Balluku vlerësoi punën e bërë nga OSHEE ku pavarësisht vështirësive të shkaktuar nga kriza energjetike, ka vijuar të përmirësojë treguesit e performancës madje duke vendosur edhe objektiva të reja për vijim e uljeve të humbjeve në rrjet.
Sa i takon aplikimeve, Balluku u shpreh e bindur se do të arrihet të plotësohen të gjitha vakancat, duke punësuar profesionistë të rinj në të gjitha drejtoritë rajonale të vendit.
Për t’u bërë pjesë e kësaj fushate rekrutimi të gjithë të interesuarit mund të paraqesin aplikimet e tyre përmes adresës së email [email protected].
