Janë shpallur fituesit e start up-eve, pas thirrjes së parë për aplikime të Challenge Found. Juria e përbërë nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë arriti të përzgjedhë 20 start up-e nga 247 të cilët aplikuan në këtë thirrje. Start up-et do të mbështeten me një fond prej 10.000-30.000 euro.
Juria fokusin e vlerësimit e kishte te inovacioni, idetë novative, sipërmarrjen si dhe kontributin e tyre në avancimin e ideve dhe zgjidhjeve të reja në transformimin e industrive dhe komuniteteve. Skema e granteve për start up-e, menaxhohet nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim, nga ku synim është promovimi i inovacionit, sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri.