Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nga kujdesi bazik tek kushtet e banimit, sfida e të moshuarve në Shqipëri

02:38 - Shtator 8, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Studimi i PNUD mbi të moshuarit në Shqipëri nxjerr në pah nevojat e tyre për kujdes dhe mbështetje në jetën e përditshme. Nevojat fokusohen si tek aktivitetet bazike, ashtu edhe tek ato instrumentale (IADL). Gjithashtu studimi hulumton kushtet e banimit dhe sigurinë në shtëpi tek tri grupet e dallueshme të të moshuarve.

Në të gjitha grupet, nevojat për ADL (p.sh., larja, veshja, ecja, përdorimi i tualetit, ngrënia) janë më të lartat tek grupi shumë i varur, ku 92% kanë nevojë për ndihmë për të ecur ose lëvizur, 85% për t’u futur dhe dalë nga shtrati dhe 77% për larjen dhe veshjen.

Këto nevoja bazike të vetëkujdesit janë dukshëm më të ulëta tek grupi pjesërisht i varur, ku varësia më e lartë është për ecjen ose lëvizjen (69%) dhe hyrjen/daljen nga shtrati (37%).

Grupi i pavarur raporton se nuk ka nevoja për mbështetje të lidhura me ADL, që do të thotë se ata gëzojnë autonomi të plotë në kujdesin personal. Rezultatet sugjerojnë se grupi shumë i varur është më i rrezikuar për të kërkuar kujdes intensiv dhe të vazhdueshëm mjekësor, dhe mund të përfitojë nga ndërhyrje të fokusuara në ndihmën për lëvizshmërinë, kujdesin personal dhe mirëqenien e përgjithshme.

Nga ana tjetër, grupi pjesërisht i varur gjithashtu kërkon mbështetje, por në një masë më të kufizuar, dhe mund të përfitojë nga një kombinim i rehabilitimit dhe teknologjive ndihmëse për të ruajtur autonominë dhe për të parandaluar përshkallëzimin drejt niveleve më të larta të varësisë.

Për IADL-të (p.sh., blerjet, menaxhimi i medikamenteve, përgatitja e ushqimit), varësia është gjithashtu më e lartë tek grupi shumë i varur, ku pothuajse të gjithë individët kanë nevojë për ndihmë në detyra të tilla si blerjet (98%), pagesa e faturave (98%), përgatitja e vakteve (96%) dhe menaxhimi i barnave (92%). Tek grupi pjesërisht i varur, vërehen nevoja mesatare, veçanërisht për blerjet (75%) dhe pagesën e faturave (71%), ndërsa grupi i pavarur shfaq një varësi relativisht më të ulët, me nevojat më të mëdha për punët e shtëpisë (68%) dhe blerjet (66%).

Kushtet e banimit dhe siguria në shtëpi

Nevoja për kujdes dhe mbështetje nga anëtarët e familjes është shumë e rëndësishme për të gjitha grupet e të moshuarve, por veçanërisht për grupin shumë të varur, gjë që ndikon drejtpërdrejt në kushtet e tyre të banimit dhe të familjarëve të tyre. Në këtë studim, ndër të moshuarit që arrijnë të jetojnë vetëm, më të shumtët i përkasin grupit të pavarur (27%). Megjithatë, shqetësues mbetet fakti se 1 në 5 të moshuar të grupit shumë të varur aktualisht jeton vetëm.

Duke u fokusuar më shumë tek dallimet mes personave që jetojnë vetëm, rezulton se gratë jetojnë vetëm më shpesh se burrat (30% kundrejt 14%). Kjo mund t’i atribuohet jetëgjatësisë më të madhe të grave, por edhe normave shoqërore dhe roleve gjinore që i shtyjnë gratë të jenë më të vetëmjaftueshme në shtëpi, në kontrast me burrat, të cilët më shpesh merren nga të afërmit për të jetuar me ta. Jetesa e vetmuar është dukshëm më e zakonshme te të moshuarit e ve/shkurorëzuar apo beqarë (55% kundrejt vetëm 1% të të martuarve). Në dallimin mes Tiranës dhe zonave jashtë saj, rezulton se më shumë të moshuar që jetojnë jashtë Tiranës jetojnë vetëm (24% kundrejt 18% në Tiranë), ndoshta si pasojë e flukseve migratore drejt kryeqytetit gjatë dekadave të fundit.

Nga ana tjetër, të anketuarit në zonat urbane rezultojnë më të prirë të jetojnë vetëm krahasuar me ata në zonat rurale (27% kundrejt 19%). Kjo tregon se në zonat rurale ende është më e pranishme tradita e të jetuarit me familjen e zgjeruar, krahasuar me zonat urbane. Në bazë të të dhënave të mësipërme, mund të supozohet se grupi më i mundshëm që të jetojë vetëm janë gratë, banore të zonave urbane jashtë Tiranës (në qytetet më të vogla), të veja/shkurorëzuara ose beqare. Ky grup është në nevojë më të madhe për kujdes, duke pasur parasysh rezultatet e mësipërme që tregojnë se gratë janë më të përhapura në grupin shumë të varur.

Gjithashtu, një përqindje e konsiderueshme e individëve (34%) raportoi se të afërmit i vizitojnë “rrallë”, madje edhe ata që jetojnë vetëm. Ky nivel i lartë sugjeron një mungesë të ndërveprimit të rregullt familjar për shumë të moshuar, çka mund të kontribuojë në mungesën e kujdesit të nevojshëm dhe në përjetimin e ndjenjës së izolimit apo mungesës së mbështetjes sociale./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
faturat nevojat pnud te moshuarit ushqimi varesia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter