Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shërbimet dominojnë tregun e punës në Tiranë, industria në Durrës, bujqësia në shumicën e qarqeve

03:40 - Shtator 3, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në vitin 2024, qarqet me shkallë punësimi më të lartë janë: Kukësi (70,9 %) dhe Gjirokastëra (66,0 %), ndërsa qarqet me shkallë punësimi më të ulët janë: Lezha (47,6 %) dhe Vlora (51,7 %). Qarqet me shkallë pa­punësie më të lartë janë: Lezha (17,8 %) dhe Elbasani (13,6 %), ndërsa qarqet me shkallë papunësie më të ulët janë: Gjirokastra (3,0 %) dhe Fieri (4,7 %).

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2024, në qarkun e Tiranës, shërbimet punë­sojnë pjesën më të madhe të të punësuarve gjithsej, 63,8 % të tyre. Në këtë qark 26,7 % e të punësuarve gjithsej janë të punësuar në sektorin e industrisë dhe vetëm 9,4 % e tyre punojnë në bujqësi.

Qarku i Du­rrësit ka rreth 31,9 % të të punësuarve të angazhuar në sektorin e e industrisë (duke shënuar qarkun me numrin më të madh të punonjësve në këtë sektor), 39,6 % në sektorin e shërbimeve dhe 28,5 % në se­ktorin e bujqësisë.

Në qarkun e Lezhës, Vlorës dhe Gjirokastrës respektivisht 40,7 %, 49,2 % dhe 34,8 % e të punësuarve janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve, 25,4%, 21,7% dhe 24,9 % në sektorin e industrisë dhe 33,9 %, 29,1 % dhe 40,2 % në sektorin e bujqësisë. Në qarqet e tjera të vendit është punësimi në bujqësi ai që zë një peshë të konsiderueshme me 41,9 % e më shumë.

Nga krahasimi i të dhënave për vitet 2023 dhe 2024 vërehen ndryshime domethënëse mes qarqeve. Kukësi e ka rritur ndjeshëm shkallën e punësimit nga 67.9% në 70.9%, duke u renditur si qarku me treguesin më të lartë, ndërsa Berati që ishte ndër më të mirët në 2023, nuk figuron më në këtë grup dhe vendin e tij e ka zënë Gjirokastra me 66%.

Në anën tjetër, Lezha ka shënuar një rritje të lehtë nga 46.9% në 47.6%, por mbetet qarku me nivelin më të ulët të punësimit, ndërsa Dibra, që ishte problematike në 2023, është zëvendësuar në 2024 nga Vlora me 51.7%.

Edhe treguesit e papunësisë tregojnë lëvizje të dukshme: Gjirokastra ka ulur normën nga 5.3% në 3.0%, duke u bërë qarku me papunësinë më të ulët, ndërsa Berati që ishte në krye të listës së më të mirëve në 2023, nuk shfaqet më aty.

Në të kundërt, Lezha mbetet qarku me papunësinë më të lartë, edhe pse ka një përmirësim nga 19.6% në 17.8%, ndërsa Dibra del nga grupi më problematik dhe vendin e saj e zë Elbasani me 13.6%.

Në përgjithësi, të dhënat tregojnë një përmirësim të dukshëm për Kukësin dhe Gjirokastrën, një përkeqësim për Elbasanin dhe Beratin, ndërsa Lezha mbetet vazhdimisht qarku më i dobët në tregun e punës.

Ekofin Media
Ekofin Media
Berati bujqësia industria kukësi papunësia qarqet shërbimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter