Qeveria e SHBA mban 212,847 BTC, ndërsa Britania dhe Gjermania mbajnë 61,245 dhe 49,858 BTC. Këto të dhëna janë të publikuara nga “Arkham”, kjo e fundit është një platformë inteligjence e fokusuar në sektorin e kriptomonedhave.
Të konvertuara me vlerën aktuale që ka kriptomonedha, SHBA zotëron 13.4 miliardë dollar në bitcoin ndërsa 2 vendet europiane, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania zotërojnë përkatësisht nga 3.8 dhe 3.1 miliardë dollarë.
Sipas Arkham përveç bitcoin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kaë gjithashtu rezerva të konsiderueshme në etherium, ku sëbashku me kripto të tjera si tether usdt dhe usdc vlera totale shkon deri në 200 milionë dollarë.
Një pjesë e rëndësishme e mbajtjeve të Bitcoin nga qeveria e Shteteve të Bashkuara vjen nga sekuestrimet e lidhura me tregtinë e errët në internet Silk Road, hakeri i saj Jimmy Zhong, si dhe hakerët e këmbimtarisë së kriptovalutave Bitfinex.
