Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqipëria do të miratojë ligj të posaçëm për strukturat akomoduese në turizëm

23:19 - Gusht 13, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Strukturat akomoduese në Shqipëri pritet t’i nënshtrohen një procesi të thelluar rregullimi dhe klasifikimi, me miratimin e një ligji të ri të posaçëm, që do të vendosë standarde të reja për funksionimin e hotelerisë dhe të të gjitha formave të tjera të akomodimit turistik.

Sipas Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit 2025–2030, qeveria ka shpallur si prioritet miratimin e një kuadri ligjor modern dhe gjithëpërfshirës për klasifikimin e strukturave akomoduese, që do të shtrihet përtej hoteleve për të përfshirë edhe akomodimin afatshkurtër, kampingjet, vilat pushuese dhe format alternative të qëndrimit turistik.

Ligji i ri do të përcaktojë tipologjitë e qarta të strukturave akomoduese (hotele, dhoma me qira, apartamente, vila, kampingje, etj.); standardet minimale për infrastrukturën, ambientet sanitare, sigurinë, shërbimet dhe cilësinë e akomodimit; klasifikimin me yje (2–5 yje) për çdo tipologji, me kritere të qarta për secilën kategori; kushtet e aksesueshmërisë për persona me aftësi të kufizuara etj.

Krahas standardeve të klasifikimit, legjislacioni i propozuar do të përcaktojë edhe kërkesat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjitha llojet e strukturave akomoduese, duke garantuar një nivel konsistent dhe të lartë mbrojtjeje për të gjithë klientët.

Ai do të përcaktojë udhëzime të qarta për aksesueshmërinë për t’i bërë strukturat akomoduese të aksesueshme për individët me lëvizshmëri të kufizuar dhe aftësi të kufizuara. Kjo qasje gjithëpërfshirëse rrit sigurinë dhe gjithëpërfshirjen e klientëve dhe është në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, duke rritur kështu cilësinë e përgjithshme dhe konkurrueshmërinë e ofertave turistike të Shqipërisë, thuhet në Strategjinë e Turizmit.

Sipas Planit të veprimit parashikohen 3 projekte kryesore: Hartimi i metodologjisë së klasifikimit dhe standardeve për strukturat akomoduese, me afat vitin 2026, me fond 60 mijë euro; hartimi i sistemit të inspektimit dhe monitorimit për këto struktura me afat 2026-2027, me fond 80 mijë euro, si dhe trajnimi i inspektorëve dhe informimi i operatorëve turistikë mbi sistemin e klasifikimit, me afat vitin 2027, me fond 60 mijë euro. Në total fondi i parashikuar është 200 mijë euro nga buxheti i shtetit. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
aftesite e kufizuara inspektimi strategjia e turizmit strukturat akomoduese yjet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
View 1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Shqipëria do të miratojë ligj të posaçëm për strukturat akomoduese në turizëm - Informohu siç duhet

Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter