Në tregun e këmbimit valuator, sot dollari amerikan ka forcuar pozitat me 0,33 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane, zbriti me 0,34 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 95.03 lekë, ndërsa euro u këmbye me 101.31 lekë.
Paundi britanik ra me 0.01 lekë duke u këmbyer në kuotën e 118.73 lekëve.
Ndërsa franga zvicerane është forcuar ditën e sotme me 0,44 lekë dhe këmbehet me 104,14 lekë.
BSH ka bërë të ditur se kursi i këmbimit është i qëndrueshëm dhe brenda pritshmërive të BSH-së.
