Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Falja fiskale fshin 91.6 milionë euro detyrime, përfitojnë mbi 105 mijë tatimpagues

17:05 - Qershor 18, 2026

UNICEF: Të gjithë fëmijët të ekspozuar ndaj pasojave afatgjata të ndryshimeve klimatike në shëndet

13:56 - Qershor 18, 2026

Pasuria e pensionistëve, cilat vende evropiane kanë personat mbi 65 vjeç më të pasur?

13:55 - Qershor 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ekskluzive/ Ura mbi Bunë që do të lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e projekteve me rëndësi kombëtare

10:29 - Gusht 6, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ndërtimi i urës mbi lumin Buna që do të lidhte Velipojën me Ulqinin në Mal të Zi, duke shkurtuar ndjeshëm distancat, nuk është më prioritet i qeverisë. Tre vite pas prezantimit për herë të parë të idesë, në një takim mes Kryeministrave Rama dhe Abazoviç në kuadër të “Ballkanit të Hapur” në Ohër dhe pas ecejakeve dhe përpjekjeve për të nisur zbatimin e projektit, tashmë ai nuk rezulton fare në listën e projekteve me rëndësi kombëtare.

Ekofin.al konsultoi listën e ndryshuar në mbledhjen e qeverisë të fundkorrikut sa i përket projekteve me rëndësi kombëtare me status “të maturuar” dhe rezulton se projekti i urës mbi Bunë të jetë hequr. Madje, ai nuk ishte as te projektet me status “pjesërisht të maturuar” ose “i pamaturuar”. Në vendimin e mëparshëm të miratuar në shkurt 2025, ndërtimi i urës mbi lumin Buna ishte në listën e projekteve me status “të maturuar”, me një fond indikativ prej 14 milionë eurosh dhe për zbatimin ishte ngarkuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Autoritetet në të dy vendet kanë insistuar vazhdimisht se projekti do të realizohet dhe nuk do të mbetet thjesht në 3D. Por me sa duket, ndryshimi i qeverisë në Mal të Zi, me largimin e shqiptarit Abazoviç dhe ardhjen e malazezit Spajiç në tetor 2023, ndryshoi edhe drejtimin e prioriteteve.

Ura, 300 metra e gjatë do të kishte dy korsi, trotuare dhe shtigje biçikletash, dhe një lartësi prej rreth 10 metrash mbi nivelin më të lartë të ujit, duke mundësuar qarkullimin lumor. Ajo parashikohej të ndërtohej me kontributin e përbashkët financiar të dy vendeve. Në momentin e prezantimit, si edhe të nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e saj, vlera e projektit llogaritej në total 20 milionë euro.

Ura pritej të përshpejtonte ndjeshëm lidhjen mes dy pikave turistike, duke e reduktuar distancën aktuale prej 73 km në vetëm 1 km dhe duke lidhur rreth 34 km plazhe të frekuentuara nga mbi 500 mijë turistë çdo vit. Gjithashtu, autoritetet kishin në plan ishte një bashkëpunim për operim të përbashkët të lundrimit në liqen dhe zhvillimin e një projekti të përbashkët turistik në të dyja anët e Bunës./ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
Investimi Lumi Buna mali i zi projekti shqipëria Ulqini unike velipoja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Falja fiskale fshin 91.6 milionë euro detyrime, përfitojnë mbi 105 mijë tatimpagues

17:05 - Qershor 18, 2026

Jonaid Myzyri në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, pas dorëheqjes së Arlinda Pogajt

13:01 - Qershor 18, 2026

Pasuritë e paluajtshme dhe turizmi mbajnë peshën e rritjes së shërbimeve, transporti dhe teknologjia në rënie në fillim të 2026-s

11:09 - Qershor 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Falja fiskale fshin 91.6 milionë euro detyrime, përfitojnë mbi 105 mijë tatimpagues

gazetar_117:05 - Qershor 18, 20260

Administrata Tatimore ka përfunduar procesin e fshirjes pa kushte të një pjese të konsiderueshme të…

Pasuritë e paluajtshme dhe turizmi mbajnë peshën e rritjes së shërbimeve, transporti dhe teknologjia në rënie në fillim të 2026-s

11:09 - Qershor 18, 2026

Industria në rënie, ndërtimi dhe energjia mbajnë në këmbë ekonominë në 3-mujorin e parë 2026

11:07 - Qershor 18, 2026

Qeveria rrit huamarrjen në tregun vendas, 79.5 miliardë lekë tituj borxhi në korrik-shtator

11:05 - Qershor 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:05 - Qershor 18, 2026

Falja fiskale fshin 91.6 milionë euro detyrime, përfitojnë mbi 105 mijë tatimpagues

11:09 - Qershor 18, 2026

Pasuritë e paluajtshme dhe turizmi mbajnë peshën e rritjes së shërbimeve, transporti dhe teknologjia në rënie në fillim të 2026-s

11:07 - Qershor 18, 2026

Industria në rënie, ndërtimi dhe energjia mbajnë në këmbë ekonominë në 3-mujorin e parë 2026

Falja fiskale fshin 91.6 milionë euro detyrime, përfitojnë mbi 105 mijë tatimpagues

17:05 - Qershor 18, 2026

UNICEF: Të gjithë fëmijët të ekspozuar ndaj pasojave afatgjata të ndryshimeve klimatike në shëndet

13:56 - Qershor 18, 2026

Pasuria e pensionistëve, cilat vende evropiane kanë personat mbi 65 vjeç më të pasur?

13:55 - Qershor 18, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter