Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve, fond 20 milionë euro

13:31 - Korrik 30, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se janë hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve për vitin 2025. Denaj shkruan se kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.

Kjo skemë vjen me një fond rekord prej 20 milionë euro, të strukturuar në 9 masa mbështetëse, ku çdo aplikant ka mundësi të përfitojë nga më shumë se një masë, për të ndërtuar një plan të plotë investimi që i përgjigjet realisht nevojave në terren.

Postimi i plotë:

Hapen aplikimet për #SkemënKombëtaretëInvestimeve2025 !

Tashmë, Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.

Skema Kombëtare vjen me një fond rekord prej 20 milionë euro, të strukturuar në 9 masa mbështetëse, ku çdo aplikant ka mundësi të përfitojë nga më shumë se një masë, për të ndërtuar një plan të plotë investimi që i përgjigjet realisht nevojave në terren.

Ky kooperim i financimeve shënon një moment kthese për zhvillimin bujqësor, duke synuar:

rritjen e konkurrueshmërisë,

fuqizimin e inovacionit në zinxhirin agro-ushqimor,

përmbushjen e standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore,

dhe mbi të gjitha, realizimin e objektivit ambicioz prej 1 miliardë euro eksporte bujqësore deri në fund të mandatit të katërt qeverisës.

Çdo fermer individual, subjekt me status fizik apo juridik dhe SHBB mund të aplikojë për mbështetje në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për 9 masa mbështetëse:

1️⃣ Ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës

2️⃣ Mbjellje të reja në pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta

3️⃣ Rrjeta antibreshër për pemët, agrumet dhe vreshtat ekzistuese

4️⃣ Sistemet e ujitjes me pika në pemëtore dhe vreshta

5️⃣ Ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e blegtorisë dhe shpendëtarisë

6️⃣ Mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqësore dhe blegtorale

7️⃣ Pajisjet për përpunim dhe paketim për perime, fruta, rrush, verë, ullinj dhe vaj ulliri

8️⃣ Investime në agroturizëm

9️⃣ Koshat dhe rrjetat e peshkimit për akuakulturë

Aplikimet janë të hapura nga data 30 Korrik deri më 30 Shtator!

Ekofin Media
Ekofin Media
anila denaj aplikimet fermerët masa mbështetëse Skema Kombëtare e Investimeve
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter