Ari arriti një nivel të ri historik këtë të hënë duke vijuar rritjen e nisur që muajin e kaluar, teksa investitorët reaguan ndaj sinjaleve se Rezerva Federale do të ulë normat e interesit këtë vit edhe pse inflacioni mbetet mbi objektivin e bankës qendrore të SHBA, shkruan Financial Times.
Ari për dorëzimet e menjëhershme u rrit me 0,3% në 2,335,70 dollarë për ons që në 1002 GMT, pasi kishte arritur më herët një nivel rekord prej 2,353,79 dollarë. Kontratat e së ardhmes së arit në SHBA fituan 0.4% në 2,354.70 dollarë.
Një tjetër arsye e rritjes së çmimeve të arit, sipas Reuters, lidhet edhe me kërkesën e fortë të sektorit zyrtar nga Azia, sidomos nga Kina dhe India.
Kina e shtoi zotërimin e arit në 72.74 milionë troy ons në fund të muajit mars, nga 72.58 milionë ons në fund të muajit shkurt, treguan të dhënat zyrtare të dielën.
