Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, sot leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,13 lekë, krahasuar me fundjavën, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,25 lekë.
Dollari amerikan u këmbye me 94.44 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 102.26 lekë.
Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 119.25 lekë ose 0.22 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 104.33 lekë ose 0.41 lekë më pak se ditën e premte.
