Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se kontrollet për përmirësimin e sigurisë ushqimore po vijojnë me intensitet në disa qarqe të vendit. Tatimet bëjnë me dije se janë bllokuar 63 ton produkte bujqësore e blegtorale pa faturë nga 151 kontrollet e ushtruara.
Në njoftim bëhet thirrje që tatimpaguesit të zbatojnë ligjet tatimore duke lëshuar faturat fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë.
Njoftimi i plotë:
Vazhdon me intensitet aksioni kombëtar tashmë i shtrirë në qarqet Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë dhe Korçë për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore.
Si rezultat i 151 kontrolleve të ushtruara janë bllokuar 63 ton produkte bujqësore e blegtorale pa faturë.
Ky proces është një përpjekje e koordinuar midis Ministrisë së Financës dhe Ministrisë së Bujqësisë me strukturat përkatëse për të fomalizuar sektorin bujqësor, forcuar kontrollin mbi sigurinë ushqimore dhe për të garantuar përfshirjen e fermerëve në tregun formal përmes gjurmueshmërisë së produkteve, faturimit tatimor dhe identifikimit me NIPT.
Ftojmë tatimpaguesit të zbatojnë ligjet tatimore duke lëshuar faturat fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor për të siguruar gjurmueshmëri dhe transparencë nga prodhuesi tek konsumatori./ekofin.al
View this post on Instagram

