Ministri i Financave, Ervin Mete mori pjesë në forumin e CEO-ve të “AmCham” ku ka falënderuar drejtuesit e Dhomës Amerikanë të Biznesit për ftesën.
Z. Mete solli edhe njëherë në vëmendje lajmin e mirë se agjencia ndërkombëtare ‘Standard&Poor’s” rriti për herë të parë vlerësimin për Shqipërinë në BB-.
Ministri deklaroi më tej se vlerësimi do të forcojë pozitat e jashtme të Shqipërisë dhe do të shoqërohet me përfitime konkrete për ekonominë.
Në muajin qershor pritet të prezantohen disa masa lehtësuese sa i përket tatimit mbi pagën për të punësuarit në sektorin publik dhe privat ka bërë të ditur ministri i Financave.
Fjala e plotë:
Të nderuar drejtues të Dhomës Amerikane tëBiznesit,
Të nderuar drejtues të bizneseve anëtare tëAmCham
Zonja dhe Zotërinj,
Ju falënderoj për ftesën për të marrë pjesë nëkëtë forum me drejtuesit e AmCham dhe anëtarët tuaj, si një mundësi shumë e mirë për tëforcuar më tej urat e komunikimit dhe bashkëpunimit, në përpjekjen e përbashkët përpërmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit.
Pak ditë më parë, morëm lajmin e mirë se Agjencia Ndërkombëtare “Standard&Poor’s” rriti për herë të parë vlerësimin për Shqipërinënë BB-, vlerësim ky i përpjekjeve tona përsigurimin e një rritjeje të qëndrueshmeekonomike dhe forcimin e financave publike.
Vlerësimi, besoj se do të forcojë më tej pozitat e jashtme të Shqipërisë dhe do të shoqërohet me përfitime konkrete për ekonominë e vendit, kjosi në kuadër të investimeve të huaja, ashtu edhesa i përket kushteve më të lehtësuara tëhuamarrjes në tregjet ndërkombëtare, si edhetransaksioneve në tregun vendas.
Ekonomia e vendit po kalon një moment të mirëdhe këtë e konfirmoi edhe Standard&Poor’s, ashtu siç kanë bërë më herët edhe institucionetfinanciare ndërkombëtare, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke vlerësuarqëndrueshmërinë e ekonomisë sonë, si edheduke rishikuar në rritje parashikimet e tyre përrritjen ekonomike.
Treguesit makroekonomikë janë përmirësuarndjeshëm, pozicioni i jashtëm i Shqipërisë ështëpërmirësuar falë performancës shumë të mirë tësektorit të turizmit, i cili gjatë vitin e kaluar solliafro 4.2 miliardë euro të hyra në ekonomi, me një rritje prej 47% krahasuar me vitin 2022. Investimet e huaja arritën në nivelin më të lartëhistorik në vitin 2023, prej afro 1.5 miliardëeuro, sipas të dhënave më të fundit të publikuaraditën e djeshme nga Banka e Shqipërisë.
Po ashtu, vlen të theksohet se detyrimet e prapambetura në dhjetor 2023 zbritën në nivelinmë të ulët që nga nisja e monitorimeve ngaMinistria e Financave në vitin 2016, në afro 1% të totalit të shpenzimeve. Gjithashtu, në fund tëvitit 2023 nuk rezulton asnjë detyrim i prapambetur sa i përket rimbursimit të TVSH-së për bizneset.
Sigurisht që ka hapësira për përmirësime tëmëtejshme dhe këto takime janë shumë tëvlefshme për të mbajtur një komunikim sa më tëhapur me biznesin dhe për të diskutuar mbi aspekte që kanë nevojë për t’u rregulluar më tej.
Të gjitha tematikat e parashtruara nga ana juaj, për të cilat do të diskutojmë më tej në këtëforum, mendoj se janë me rëndësi, pasi janëçështje me të cilat përballet biznesi nëpërditshmërinë e tij dhe që pastaj kanë impaktedhe në përmirësimin e mëtejshëm të klimës sëbiznesit dhe në shndërrimin e Shqipërisë në njëvend edhe më tërheqës për investimet e huaja.
Për të forcuar më tej komunikimin dhe për tëpatur një ndërveprim sa më të madh me biznesin, jemi aktualisht në hapat e fundit tëkonstituimit të Këshillit Tatimor dhe gjej rastintë ftoj edhe njëherë edhe anëtarët e DhomësAmerikane të Biznesit të aplikojnë për t’u bërëpjesë aktive e këtij Këshilli.
Jemi gjithashtu në një komunikim vazhdues me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të finalizuarnjë strategji të rishikuar për mbledhjen e tëardhurave, me synim të një strategjie sa mëkoherente, që merr në konsideratë zhvillimetdhe treguesit e fundit makrofiskalë, me fokusrritjen e mirëadministrimit fiskal dhe gjithashtunë frymën e ruajtjes së një qëndrueshmërie tëlegjislacionit fiskal.
Mbështetja e kapitalit njerëzor dhe rritja e aftësimit për një punësim sa më cilësor ështëkthyer në sfidë besoj jo vetëm për Qeverinë, poredhe për bizneset. Në këtë drejtim, poavancojmë me reformën domethënëse të pagave, ku brenda muajit prill parashikojmë të detajojmërritjen për të gjitha kategoritë e parashikuara tëpunonjësve në sektorin publik, rritje e cila do tëbëhet efektive duke nisur nga 1 korriku i këtijviti.
Nisur nga performanca shumë e mirë e tëardhurave dhe në mënyrë që këtë momentum tëmirë që po kalon ekonomia ta përkthejmë në njëshpërndarje më të drejtë të mirëqënies përqytetarët, parashikojmë që si një masëlehtësuese për të punësuarit, në sektorin publik dhe privat, duke nisur nga muaji korrik, të rrisimkufirin mbi të cilin aplikohet shkalla e sipërme e tatimit mbi pagën.
Avancimi i mëtejshëm në procesin e integrimit europian është një shtysë e rëndësishme për tëpërshpejtuar ritmin e reformave dhe plani i rritjes i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor presim të shërbejë si mbështetje në këtë drejtim. Aderimi në SisteminUnik Evropian të Pagesave (SEPA) është njënga mundësitë që i ofrohen vendit tonë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor si pjesë e këtijplani. Përfshirja në SEPA, për të cilën Shqipëriapo përgatitet të aplikojë në muajin qershor, ulndjeshëm kostot e pagesave brenda rajonit dhe me BE-në. Për më tepër, anëtarësimi në SEPA na jep akses në sisteme moderne pagesash, mëefikase dhe më të sigurta. Përafrimi i sistemevetona të pagesave me ato të vendeve europiane, do të rrisë atraktivitetin tonë edhe si destinacioninvestimi.
Momenti i mirë që po kalon ekonomia e vendit, treguesit e përmirësuar makroekonomikë, si edhe vlerësimet e marra nga institucionetfinanciare ndërkombëtare nxisin më tej përpjekjet dhe vendosmërinë tonë për të thelluarritmin e reformave, ku avancimi i mëtejshëm nëprocesin e integrimit europian do të shërbejë si një ankorë e rëndësishme për realizimin e këtyreobjektivave, për të synuar një rritje më të lartëekonomike, për punësim cilësor, si edhepërmirësim të mëtejshëm të klimës së biznesitdhe investimeve të huaja.
Shumë faleminderit!
