Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Si Viaggia”: Shqipëria, destinacioni që bashkon detin dhe malin

13:00 - Qershor 4, 2026

Çfarë do të gjejë Evropa ndër ne

12:45 - Qershor 4, 2026

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

12:35 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

OTP Bank Albania dhe Lajthiza Invest në rrugëtimin e standardeve të reja të ESG në Shqipëri

16:14 - Korrik 4, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në një treg gjithnjë e më dinamik, ku pritshmëritë ndaj bizneseve për të përmbushur standarde mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) janë në rritje, OTP Bank Albania, pjesë e OTP Group, një nga grupet kryesore bankare në Evropën Qendrore dhe Lindore, konfirmon pozicionin e saj si një partner i palëkundur për bizneset që synojnë rritjen e qëndrueshme dhe përputhjen me normat evropiane dhe globale.

Një dëshmi e prekshme e këtij angazhimi është vlerësimi më i fundit i dhënë për kompaninë Lajthiza Invest nga Grupi OTP, në kuadër të çmimeve prestigjioze “Business Excellence”, të ndara gjatë OTP Business Gala të mbajtur në Budapest. Ky çmim pasqyron jo vetëm suksesin operativ të kompanisë, por edhe ndikimin e saj të qëndrueshëm në mjedis, falë një vizioni të qartë dhe bashkëpunimit afatgjatë me OTP Bank Albania.

 Mbështetje e vazhdueshme për investime me ndikim

OTP Bank Albania ka qenë për rreth 15 vite partner strategjik i Lajthiza Invest, duke mbështetur rrugëtimin e saj drejt neutralitetit të karbonit dhe efikasitetit të lartë operacional. Përmes strukturave të dedikuara, si Divizioni i Bankingut të Biznesit, por edhe konsulencës ndërkombëtare, banka ka mundësuar: Investime në teknologji moderne të prodhimit dhe linja të avancuara përpunimi; Përdorim të sistemeve të energjisëme cikël të mbyllur dhe zgjidhjeve për kursimin e ujit; si edhe zhvillim të linjave të paketimit me efikasitet të lartë energjetik, si Tetra Pak Aseptic Prisma Edge 500.

Këto investime kanë sjellë një reduktim mbi 40% të përdorimit të ujit dhe 30% të kërkesës specifike për energji, duke rritur ndjeshëm qëndrueshmërinë dhe ulur emetimet e CO₂.

Energji 100% e gjelbër dhe tranzicion drejt “net zero”

Një nga drejtimet më të rëndësishme të mbështetjes ka qenë lehtësimi i investimeve në burime të rinovueshme të energjisë. Përmes skemave të përshtatura financiare dhe këshillimit të specializuar, OTP Bank Albania ka ndihmuar Lajthiza Invest që të sigurojë 100% të energjisë operative nga burime të gjelbra, përfshirë panele diellore dhe hidrocentrale të vogla.

Anëtari i Bordit të Menaxhimit dhe Drejtori i Divizionit të Bankingut të Biznesit në OTP Bank Albania, z. Ferid Shijaku, thotë se bashkëpunimi i bankës me Lajthiza Invest është afatgjatë dhe ka shkuar përtej financimit.  

“Si bankë kemi pothuaj 15 vite që bashkëpunojmë ngushtësisht me Lajthiza Invest, duke dhënë ndihmesën tonë në financime, por edhe ekspertizë dhe këshillime. Lajthiza ka qenë gjithmonë pararojë në trajtimin miqësor të mjedisit dhe përgjegjësinë sociale, shumë kohë përpara se ESG të bëhej trend në sektorin financiar. Kjo si reflektim i filozofisë së biznesit të kompanisëLajthiza për çdo investim e çdo produkt që hedh në treg dhe partneritetit dhe mbështetjes ndër vite të OTP Bank Albania.”

Strukturim financiar dhe konsulencë e specializuar

Për të ndihmuar partnerin të arrijë objektivat ambicioze të qëndrueshmërisë, OTP Bank Albania ka ndërtuar plane financiare të personalizuara, duke ofruar akses në financime të përshtatura për teknologji të gjelbra, këshillim në përputhje me standardet ESG dhe të BE-së, si edhe një proces transparent qënga vlerësimi i projektit deri te disbursimi, me mbështetje të vazhdueshme edhe gjatë zbatimit. Kjo qasje e strukturuar dhe e dedikuar e ka kthyer partneritetin në një histori suksesi të njohur tashmë në nivel rajonal, që shërben si model për tregun shqiptar.

Fuqizim i biznesit për një ekonomi të qëndrueshme

OTP Bank Albania është e përkushtuar të vazhdojë të fuqizojë bizneset që ndjekin rrugën e zhvillimit të përgjegjshëm dhe ndikimit pozitiv. Me mbështetjen e fortë të grupit bankar OTP, kjo arrihet përmes produkteve financiare inovative, konsulencës së thelluar në menaxhimin e riskut dhe qëndrueshmërisë, si edhe angazhimit të vazhdueshëm ndaj parimeve ESG.

Duke ndihmuar klientët të arrijnë objektivat e tyre mjedisore dhe sociale, OTP Bank Albania forcon rolin e saj si katalizator i një ekonomie më të gjelbër, më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.

Ekofin Media
Ekofin Media
esg investim lajthiza invest Otp banka albania otp group shqipëri vlerësimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale

12:06 - Qershor 4, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, aplikimet për kredi me interesa 2-3% pranë bankave nisin më 1 korrik

12:47 - Qershor 3, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

gazetar_112:35 - Qershor 4, 20260

Një prej akseve më të ngarkuara të qarkullimit në hyrje të Tiranës do të përballet…

Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale

12:06 - Qershor 4, 2026

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:23 - Qershor 4, 2026

Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten, ndikuar nga pagat dhe shpenzimet operative

11:20 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:35 - Qershor 4, 2026

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

12:06 - Qershor 4, 2026

Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale

11:23 - Qershor 4, 2026

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

“Si Viaggia”: Shqipëria, destinacioni që bashkon detin dhe malin

13:00 - Qershor 4, 2026

Çfarë do të gjejë Evropa ndër ne

12:45 - Qershor 4, 2026

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

12:35 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter