Tregu i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (SIK) po shënon një tendencë rritëse krahasuar me vitin 2024.
Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në këtë treg operuan 6 shoqëri administruese të licencuara nga AMF nga të cilat 4 janë me kapital vendas dhe 2 janë me kapital te huaj. Numri i fondeve të investimit më 31.03.2025 arriti në 18, nga të cilat 4 janë fonde investimi alternative.
Sipas analizës së të dhënave për tregun SIK më 31.03.2025, vlera neto e aseteve të tregut, arriti rreth 67.01 miliardë lekë ose (Euro 675 milionë) me një rritje prej 5.65 milionë lekë ose 9.21%, krahasuar me 31.12.2024.Numri i investitorëve që kanë investuar në tregun SIK gjatë periudhës 31.03.2025 është 40,053 me një rritje prej 6.00% krahasuar me 31.12.2024.
Vlera e aseteve neto për fondet e investimit, me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike arriti vlerën 60.96 miliardë lekë ose (Euro 614 milionë) me një rritje prej 10.08% krahasuar me 31.12.2024.
Investimet në këtë treg u dominuan kryesisht nga investimet në tituj qeveritarë (bono thesari dhe obligacione), të cilat përbëjnë 78.75% dhe ndërkohë 5.69% janë investime në tregjet financiare ndërkombëtare.
Referuar të dhënave numrin më të madh të anëtarëve e kanë fondet e investimit të grupit “Raiffeisen” me 38, 641 anëtarë dhe 58,569 milionë lekë asete neto. /ekofin.al



