Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Morgan Stanley ndryshon modelin e shërbimit, klientët do të përdorin agjentë AI në vend të platformave tradicionale

22:56 - Qershor 4, 2026

Pronari i Zara-s sfidon shqetësimet për luftën në Iran me rritje të shitjeve

22:54 - Qershor 4, 2026

Avatarë me AI dhe topa inteligjentë: Brenda Kupës së Botës 2026 me teknologji të lartë

22:53 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

15:00 - Qershor 12, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Banka Kombëtare Tregtare ka përgënjeshtruar një lajm të shpërndarë në disa media gjatë ditëve e fundit, sipas të cilit kjo bankë është përdorur nga figura të krimit për të kryer veprime financiare. Përmes një deklarate zyrtare BKT e ka quajtur lajmin dashakeqës dhe tendencioz.

Deklarata zyrtare e BKT

Së fundmi, një portal lajmesh publikoi një artikull të pasaktë dhe tendencioz, i cili u shpërnda më vonë nga disa portale të tjera dhe llogari në rrjetet sociale. Ky artikull përmendte emra të njohur për publikun e gjerë, të cilët janë nën hetim nga autoritetet ligjzbatuese, duke i lidhur ato me disa pretendime të pavërteta dhe spekulime mbi hetime që nuk ekzistojnë, për Bankën Kombëtare Tregtare, duke u përpjekur për të ndërtuar një narrativë të sajuar me qëllimin e vetëm për të implikuar padrejtësisht BKT-në.

Ne deklarojmë në mënyrë të prerë se ky artikull është plotësisht i pavërtetë dhe me qëllime keqinformuese, dhe duket se është pjesë e një fushate të qëllimshme për të dëmtuar reputacionin e BKT-së — një prej institucioneve financiare më të besueshme në Shqipëri, që operon nën mbikëqyrjen e autoriteteve rregullatore përkatëse dhe e vlerësuar vazhdimisht si një ndër bankat më të mira në Shqipëri.

Nuk ka asnjë hetim apo proces ligjor kundër BKT-së dhe banka nuk është kontaktuar nga asnjë autoritet lidhur me akuzat e përmendura në këto portale. Publikime të tilla të kësaj natyre kanë ndodhur herë pas here, dhe ne kemi ndërmarrë veprimet ligjore për të mbrojtur interesat e bankës, të drejtuesve të saj dhe të aksionarëve kundrejt dëmtimit të reputacionit të shkaktuar nga këto lajme të sajuara.

Ne jemi plotësisht të sigurtë në integritetin tonë, në mënyrën e funksionimit dhe në përputhshmëri me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi, dhe jemi të hapur ndaj çdo hetimi nga institucionet përkatëse ligjzbatuese dhe mbikëqyrëse.

Reagimi në detaje ndaj publikimeve të tilla për shkak të ligjit të mbrojtjes së të dhënave personale e kufizon bankën për t’u përgjigjur për çdo element të përmendur në këto publikime.  Megjithatë, ne ritheksojmë gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar plotësisht me çdo hetim apo autoritet ligjor, nëse kjo do të kërkohet.

Ne besojmë te sistemi i drejtësisë, që do të mbrojë të drejtën e institucioneve dhe drejtuesve të tyre nga këto sulme dashakeqëse dhe lajme të pavërteta të cilat synojnë prishjen e imazhit dhe minimin e besimit ndaj institucioneve bankare përmes keqinformimit duke përbërë rrezik për stabilitetin financiar të vendit. Veprime të tilla janë të dënueshme me ligj në shumë vende të tjera.

Banka Kombëtare Tregtare mbetet e përkushtuar për të ruajtur standardet më të larta të integritetit, transparencës dhe shërbimit ndaj klientëve. Falënderojmë klientët tanë, partnerët dhe publikun e gjerë për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
banka kombëtare tregtare bkt lajmin përgënjeshtron
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Avatarë me AI dhe topa inteligjentë: Brenda Kupës së Botës 2026 me teknologji të lartë

22:53 - Qershor 4, 2026

Ryanair nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Parmës

16:09 - Qershor 1, 2026

Grupi BALFIN feston 1 Qershorin me fëmijët dhe familjet e punonjësve

15:51 - Qershor 1, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

gazetar_218:29 - Qershor 4, 20260

22 milionë lekë për mirëmbajtje, 32 kënde lojërash jashtë standardeve dhe mijëra fëmijë që ndajnë…

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:29 - Qershor 4, 2026

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

17:24 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

Morgan Stanley ndryshon modelin e shërbimit, klientët do të përdorin agjentë AI në vend të platformave tradicionale

22:56 - Qershor 4, 2026

Pronari i Zara-s sfidon shqetësimet për luftën në Iran me rritje të shitjeve

22:54 - Qershor 4, 2026

Avatarë me AI dhe topa inteligjentë: Brenda Kupës së Botës 2026 me teknologji të lartë

22:53 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter