Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tradita shqiptare, zgjidhja evropiane: SIGAL sjell produktin “TPL Plus”

14:34 - Qershor 11, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në traditën zakonore shqiptare, ku gëzimet dhe hidhërimet shoqërohen shpesh me një gotë alkool, njësasi minimale nuk përbën domosdoshmërisht pakujdesi. Megjithatë, në rast aksidenti, çdo detaj merrrëndësi, sepse edhe një sasi e vogël alkooli mund të ndikojë në testin e frymëmarrjes dhe, sipas ligjit shqiptar, çdo nivel mbi zero konsiderohet ndikim alkooli edhe nëse drejtuesi nuk është i dehur. Ky rast vlen njësoj edhe nëse aksidenti nuk lidhet shkakësisht me përdorimin e alkoolit.

Më parë, në këto raste kompanitë siguruese kërkonin kthimin e dëmit të paguar, përmes padive të regresit ndaj klientëve të tyre. Klienti kthente pas të gjithë shumën që kompania siguruese kishte paguar për dëmin e shkaktuar nga ai.  

Lideri i tregut të sigurimeve, SIGAL, ka vendosur të veprojë ndryshe, jo për të gjitha rastet. Kompania ka sjellë në Shqipëri produktin “TPL Plus”, duke ndjekur shembullin e disa vendeve europiane dhe ofron mbulim për dëmet materiale, në rastet kur drejtuesi ka konsumuar sasi minimale alkooli. Kjo, me kushtin që sasia të jetë deri në 0.5 mg/L.

Nëse drejtuesi ka shkaktuar aksident dhe është mbajtësi kontratës TPL Plus, që kushton vetëm 3,000 Lekë në vit, SIGAL mbulon dëmet e tij materiale deri në 1 milion Lekë. Modeli është i ngjashëm me atë që aplikohet në disa vende evropiane: Në Gjermani mbulohen dëmet nën 0.5 ‰ pa shenja paaftësie; në Francë, kufiri është 0.3 ‰; në Austri dhe Zvicër, mbulimi përfshihet si klauzolë shtesë në sigurimin KASKO për nivele nën 0.3 ‰.

CEO dhe themeluesi i SIGAL, z. Avni Ponari, sqaron në lidhje me produktin e kompanisë SIGAL:

“Çdo lloj treguesi mbi zero në drejtimin e automjetit të bën përdorues të pijeve alkoolike. Këtë nuk e shmangim dot, sepse ligji është mbi çdo gjë dhe prevalon mbi gjithçka tjetër. Për këta persona të cilët rezultojnë me alkool, që kanë pirë apo që janë në drejtimin e automjetit dhe shkaktojnë aksidente, ne duam që financiarisht ata të mos kenë më përgjegjësi. Si zgjidhet kjo?

Secili mund të marrë TPL dhe mund të marrë edhe këtë lloj përgjegjësie, e cila kushton shumë pak — 3 mijë lekë në vit — dhe të mbulon në rast se ti shkakton një aksident. Të mbulon për të gjitha dëmet materiale të shkaktuara, për të cilat deri më sot kompanitë të janë kthyer me padi regresi, dhe vlerat nuk janë të vogla, sepse janë të konsiderueshme.

SIGAL e ka gjetur zgjidhjen dhe thotë: në rast se je konstatuar nga polici dhe ke shkaktuar aksident, dëmi material të mbulohet deri në 1 milionë Lekë nga SIGAL dhe nuk do të ndodhë më që të vijë dikush e të të kërkojë vlerën që kompania e sigurimeve ka paguarpër ty.”

Pas aksidentit, nëse drejtuesi i mjetit ka blerë “TPL Plus” dhe testi i alkoolit policor që po konstaton aksidentin është nën 0.5 mg/L, SIGAL nuk do t’ju kërkojë kthimin pas të vlerës monetare të dëmit të paguar te pala e tretë.

Me këtë produkt, SIGAL synon të tregojë palëkundshmërinë e besnikërisë ndaj klientëve, duke e ndarë rrezikun me ta edhe në situata të mprehta dhe po aq, duke dëshmuar respekt dhe njohje të traditës, e cila, shpesh thjesht për respekt të protokolleve të gëzimit a hidhërimit, e nxit kapërcimin e një doze sado të vogël alkooli.

Këtë SIGAL e bën pa hequr dorë nga thirrja për të gjithë drejtuesit e mjeteve, për të mos drejtuar edhe nën ndikimin më të vogël alkoolit, sepse është një sjellje që mbart gjithmonë përgjegjësi ligjore dhe legjislacioni shqiptar e ndëshkon jo pak. SIGAL do të marr përsipër vetëm përgjegjësinë financiare për dëmet materiale në nivel alkooli deri në 0.5 mg/L, ndërsa përgjegjësia ligjore, në rast aksidenti ose jo, do të rëndojë kurdoherë mbi vetë drejtuesin. 

Ekofin Media
Ekofin Media
shqiptarë sigal TPL Plus tradita Zgjidhja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ryanair nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Parmës

16:09 - Qershor 1, 2026

Grupi BALFIN feston 1 Qershorin me fëmijët dhe familjet e punonjësve

15:51 - Qershor 1, 2026

PMI: Alternativat inovative mund të ndihmojnë mbi një miliard duhanpirës të heqin dorë nga cigaret

12:17 - Qershor 1, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

gazetar_217:24 - Qershor 4, 20260

Ndërsa kanë mbetur vetëm pak orë nga përfundimi i afatit për aplikimet në skemën e…

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:24 - Qershor 4, 2026

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

16:46 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

Paqja Fiskale 2026, Tatimet publikojnë sqarime të reja për bizneset

17:24 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter