Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nga 2 qershori nisin regjistrimet në kopshte e çerdhe, të gjitha procedurat që ndiqen

09:46 - Maj 31, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Prindërit nga e hëna mund të aplikojnë online për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore publike, përmes platformës zyrtare. Procesi përfshin regjistrimet në çerdhe, kopshte dhe kalimet nga çerdhja në kopsht.

Nga e hëna e 2 qershorit Bashkia e Tiranës do të hapë zyrtarisht procesin e regjistrimit të fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të kryeqytetit, apo edhe kalimin e të vegjëlve nga çerdhja në kopsht.

Prindërit do të kenë në dispozicion një afat 20-ditor për të kryer aplikimin, i cili do të mbyllet më 22 qershor, ndërsa edhe këtë vit i gjithë procesi do të realizohet online, përmes një platforme të dedikuar ne adresën e-femijet.tirana.al/

Hapi i parë që prindi duhet të bëjë është ai i regjistrimit në këtë platformë. Pra, një llogari personale me të dhënat bazë të vetë prindit si emri, mbiemri, numri i telefonit dhe adresa e email-it.

Pasi të kenë hyrë në sistem, prindërit do të jenë përballë 4 opsioneve: regjistrim në çerdhe, regjistrim në kopsht, transferim nga çerdhja në kopsht apo transferimet nga njëra çerdhe në tjetër apo nga njëra kopsht në tjetër.

Për të regjistruar për herë të parë fëmijën në çerdhe, zgjedhin opsionin “regjistro në çerdhe” që gjendet në faqen kryesore të platformës. Në vijim, prindërit seleksionojnë njësinë administrative ku banojnë dhe më pas çerdhen apo kopshtin në atë njësi që preferojnë për fëmijën e tyre. Procedura identike ndiqet edhe për regjistrimin në kopshte. Të gjitha çerdhet dhe kopshtet në zonën ku prindërit jetojnë mund t’i gjejnë po në platformë përmes një harte të dedikuar.

Dokumentet që kërkohen për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte përfshijnë: certifikatën personale dhe atë familjare të fëmijës, vërtetimin e punës së prindërve, ku duhet të pasqyrohet edhe paga mujore si dhe vërtetimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore, që mund të sigurohen përmes portalit e-albania. Po ashtu, është e domosdoshme dorëzimi i vërtetimit të vaksinimeve të fëmijës.

Për fëmijët që kalojnë nga çerdhja në kopsht, kërkohen certifikatat personale dhe familjare, si dhe një vërtetim banimi që dëshmon se familja ndodhet pranë institucionit. Në rastet kur kërkohet transferimi i fëmijës nga një çerdhe në një tjetër, është e nevojshme të dorëzohet edhe një dokument që justifikon arsyet e lëvizjes.

Për fëmijët që i përkasin kategorive të veçanta apo atyre vulnerabël, kërkohen dokumente shtesë që vërtetojnë statusin e tyre specifik.

Të gjithë prindërit duhet të paguajnë fondin e garancisë prej 5,000 lekësh, e cila kryhet pranë zyrave të Postës Shqiptare. Ky fond është i detyrueshëm për të përfunduar procesin e regjistrimit.

Për të gjitha këto procedura, Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion 8 video shpjeguese, të cilat gjenden në faqen femijetetiranes.tirana.al.

Adresat për secilën formë aplikimi janë si më poshtë

Regjistrimi në platformë: https://femijetetiranes.tirana.al/regjistrimi-ne-platforme/

Verifikimi i institucioneve në hartë: https://femijetetiranes.tirana.al/verifikimi-i…/

Aplikim për kalimin e fëmijës nga çerdhja në kopsht: https://femijetetiranes.tirana.al/aplikim-per-kalimin-e…/

Aplikim për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe: https://femijetetiranes.tirana.al/aplikim-per…/

Aplikim për regjistrimin e fëmijëve në kopsht: https://femijetetiranes.tirana.al/aplikim-per…/

Aplikim për transferimin e fëmijës në një çerdhe tjetër: https://femijetetiranes.tirana.al/aplikim-per…/

Aplikimi për transferimin e fëmijës në një kopsht tjetër: https://femijetetiranes.tirana.al/aplikim-per…/

Ngarkimi i faturës për pagesën e fondit të garancisë: https://femijetetiranes.tirana.al/ngarkimi-i-fatures-per…/

Ekofin Media
Ekofin Media
bashkia tiranë çerdhet fëmijët kopshtet regjistrimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter