6000 familje në 14 bashki do të përfitojnë nga zgjerimi i shërbimeve të kujdesit social. Bashkimi Evropian ka lançuar projektin “BE për kujdesin social”, i cili do të zbatohet nga UNICEF në Shqipëri dhe World Vizion, në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë.
“Bashkitë kanë një rol të qenësishëm për të luajtur në përmirësimin e cilësisë së jetesës së banorëve të tyre dhe në zbatimin e standardeve të BE-së në të gjitha fushat e politikave. Ne dëshirojmë që ti ndihmojmë në përmbushjen e këtij roli edhe përmes programit të dedikuar Eu4municipalties”.
Programi “BE për kujdesin social” do të ofrojë në 14 bashki shërbimet e kujdesit social për qytetarë vulnerabël.
“Forcojmë partneritetin në 14 njësi të vendit, përsosjen e shërbimeve të ofruara në banesë, qëndrueshmërinë financaire të këtyre shërbimeve dhe krijimin e aksesiut në zona të largëta. Zbatimi i këtij projekti do të ndikojë edhe në procesin e integrimit”.
Ky projekt me vlerë 3.1 milionë euro do të zbatohet për një periudhë 3-vjeçare dhe do të ketë në fokus ngritjen dhe shtrirjen e shërbimeve të kujdesit social që trajtojnë nevojat dhe të drejtat e grupeve të cënueshme, si fëmijët me aftësi të kufizuara, gratë në rrezik dhe rinjtë në situata të vështira.
